Pas vendimit të Holandës për kthimin e vizave për shqiptarët, ka reaguar dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku, duke e cilësuar “këmbanë alarmi”.
Ajo shkruan në Facebook, se procesin e liberalizimit të vizave e konsideronte një proces të pakthyeshëm, dhe sipas saj fakti që kthehemi prapa, është vetë faji i qeverisë Rama.
Kerkesa per rikthimin e vizave, kembane alarmi!
Ka disa procese që kisha besuar ishin të pakthyeshëm, liberalizimi i vizave, procesi i integrimit dhe NATO. Të tre këto arritje të para viti 2013 e që në fakt kanë bërë krenar çdo shqiptar e jo vetëm ata që kanë punuar e kontribuar për këtë proces.
Por siç duket nuk qenka rasti. Sot shtatë vjet pas liberalizimit të vizave dhe katër vjet pas ardhjes në pushtet qeveria Rama jo vetëm nuk ka siguruar çeljen e negociatave por edhe po na sjell si peshqesh kthimin e vizave. Lajmi se prokuroria dhe policia holandeze kanë dërguar një memo për të kërkuar kthimin e vizave për Shqipërinë është një kambanë alarmi.
Në memo lexohet se policia lajmëron se trafiku i drogës është një faktor kyç që mund të na kthejë vizat, shqiptarët që prej ditës që kanë marrë bekimin e qeverisë për të mbjellë drogë janë shndërruar në barrë për qeveritë e BE-së.
Jo vetëm sepse shqiptarët e ndershëm po duan të largohen nga një vend që qeveriset nga një qeveri pa vizion dhe që i takson dhe bukën e gojës duke rritur numrin e emigrantëve që kërkojnë azil në BE, qe vetem
Vitin e fundit jane 35 000 mijë shqiptarë. Por edhe si pasojë e rritjes së trafikimit të drogës dhe kthimit të Shqipërisë në një vend burimi dhe eksportimi të saj.
Armiqtë e Shqipërisë në Europë duket se janë po ato të katër viteve më parë, ata qe penguan integrimin, megjithëse sot përpiqen të ndryshojnë ligjërimin duke u hequr si pro Europianë!

Faji eshte i shqiptareve, qe japin Voten per soji tuaj shpellar, qe po beni cmos ta zhysni Shqiperine ne halene ku e keni ju vendin.
por edhe 4 vjet do tju kemi neper kembe se mbas 4 vjeteve sdo te keni asnje mundesi te jepni Argumente qe te mashtroni shqiptaret me kurvllikun tuaj.
Moj Jorida moj Jorida pse do tja faturosh Edit kthimin e vizave. Ishit ju te PDS qe e krijuat mjerimin duke u majmur per vete me vjedhjet qe keni bere e qe su ngopet.Domosdo qe gjithkush qe nuk ishte ne pozitat si ju e qe nuk kishte shprese do ikte. Ju dhe gangsterat tuaj beni zullume kudo qe jeni si ne vend dhe jashte tij. Ju na e futet faqen ne balte ju dhe vetem ju. Ndersa Edi po periqet te pastroje e rregulloje halete qe bete juve.Prandaj pepara se te hapesh gojen mendohu moj PD-iste qe te iken te mirat ,ngaqe sje ne pozite me.Ju iken tendera makinat shperblimet qe mos u ngopshi kurre ju fare e keqe e shoqerise, modeli me i yrryer qe keni krijuar.
Jorida, u ngopem me ty dhe fustanin tend. Negociatat do çelen ne vjeshte, po ti çfare do thuash pastaj apo si gjithnje, derdellisje. E kush u beson me. S’kini pare gje akoma.
O injorante ! O kanceri i kesaj shoqerie me emrin LSI . PO ju jeni antare qeverie,o idioter! Mos kujtoni se poulli u beson JU? Me keto qe shkruani e thoni nxirni ate fytyre te qelbur qe ka gatuar ajo partia juaj nendrejtimin e hajdutit Ilir Meta? Pse nuk thoni Ju qe Ilir Meta na ktheu Vizat? A ishte bshkkryetar ai ? Po ju o qelbesira,na detyroini te prishimgijen dhe edukaten, a ishit ,a jeni akoma ne qeveri ? KU eshte ai KOKa juj minister qe po i digjwen pyjet. PO ju jeni kafsh me fytyr njeri. Flisni ,flisni se me thelle do ta hani. Donit mbi 40 deputet,po harram i kini edhe 15.
Dolen mijte nga gjerizi. Si nuk ju vjen turp qe kerkoni vetem denimin e shqiptarve. Si nuk thate nje fjale te mire per vendin tuaj dhe bashkeatdhetaret tuaj, apo keni arritur nje status ku nuk keni me nevoje per para dhe te tjeret le te vdesin rrugeve. Turp zonja deputete.