Këta janë personazhet VIP që do të ndjekin “LIVE” sfidën McGregor-Mayweather

Gazeta Dita

Më 26 gusht do të zhvillohet në Las Vegas sfida më e madhe e historisë së sporteve luftarake, ajo mes kampionit të pamposhtur të boksit Floyd Mayweather dhe ikonës së arteve marciale mikse Conor McGregor. Ndërkohë që ka mbetur vetëm një javë nga zhvillimi i këtij dueli, janë të shumta personazhet VIP, nga sporti, muzika, spektakli, politika etj., që kanë konfirmuar praninë e tyre në stadium për ta parë “live” këtë event.

Mayweather dhe McGregor gjate konferencave per shtyp

Televizioni i famshëm amerikan TMZ ka bërë publike sot një listë të personazheve VIP që kanë konfirmuar praninë e tyre dhe që do të jenë mes 20 mijë fansave në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit. Ata janë:

Angelina Jolie, Drake, Elon Musk, Diddy, Mark Wahlberg, Denzel Washington, Charlize Theron, LL Cool J, Jamie Foxx, LeBron James, Bob Kraft, Rick Ross, Adam Levine, Michael Bay dhe Avicii.

Por janë edhe shumë personazhe të tjerë të njohur në Amerikë dhe jo vetëm që kanë blerë një biletë për këtë sfidë dhe që do të jenë në radhën e parë për të parë nga afër këtë sfidë të madhe. Ata kanë prenotuar jo vetëm një biletë për këtë duel por edhe një biletë avioni për fundjavën e ardhshme, pse jo, për të shpenzuar disa parà edhe në kazinotë e “qytetit të kumarit”. Dhe në një event kaq të madh edhe këta personazhe VIP do të tërheqin vëmendjen e mediave me pjesëmarrjen e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *