Çifti presidencial nuk do të marrë pjesë në ceremoninë në Kennedy Center

Gazeta Dita

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e përvitshme në Qendrën Kennedy në Uashington, ku nderohen arritjet e artistëve më të njohur amerikanë. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se “Presidenti dhe bashkëshortja e tij nuk do të marrin pjesë në ceremoni, në mënyrë që artistët të cilët do të nderohen të festojnë pa shpërqëndrimin nga politika.”

Ky njoftim vjen pasi dy nga 5 artistët që do të nderohen këtë vit në Qendrën Kennedy, këngëtari Lionel Richie dhe kërcimtarja Carmen de Lavallade, thanë se do nuk do të merrnin pjesë në pritjen në Shtëpinë e Bardhë që është traditë të mbahet pas ceremonisë.

Disa ditë më parë, anëtarë të Komitetit të Presidentit për Artet thanë dorëheqjen, si protestë ndaj komenteve të shumë-debatuara të Presidentit Trump këtë javë pas dhunës gjatë mitingut të supermaciastëve të bardhë në Charlottesville të Virginias.

Ky zhvillim i ri është një tregues për marrëdhëniet kontradiktore të Presidentit me botën e artit. Pas zgjedhjes së Presidentit, këtë herë ishte e vështirë të “gjendeshin artistë për të intrepretuar në mbrëmjet gala të inaugurimit”./VOA/

Share This Article
1 Comment
  • Nuk kuptohet ku jane keta supermacistet e bardhe, qe i kane mbytur jevgjit, kinezet e latinet.
    Po e degjenerojne si shume me kete shprehjen supermacistet e bardhe.
    Dalin turmat natyrisht te organizuara nen rrogoz dhe kerkojne te zhbejne historene duke hedhur permendoret e heronjve te Amerikes vetem pse jane te bardhe dhe per te kundershtuat Presidentin Trump, deri ne detajet me te imta e me te vogla.
    Meksikanet e espaniket kerkojne qe Amerika te mos kete fare kufij, te hyjne te dalin, te vrasin, te kontrobandojne droge dhe te qendrojne me miliona ilegale pa letra, te ounojne ne te zeze dhe te mos kene detyrime ndaj shtetit etj etj.
    Menyren e jeteses se tyre kerkojne me cdo kusht tua ngukisin dhe tua bejne kulture qytetareve amerikane, ne te kundert je racist dhe supermacist i bardhe.
    Ndonje dite do ti vije koha qe edhe monumentet e George Washington dhe Tomas Jeferson do te pesojne fatin e monumentit mbi kale te gjeneralit dhe heroit te Amerikes Robert E. Lee.
    TURP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *