Trajneri i Paris SG, Unai Emery, nuk ka asnjë dyshim që Paris Saint Germain do të nxjerrë më të mirën nga Neymar, teksa braziliani është bërë futbollisti më i shtrenjtë i planetit duke kaluar nga La Liga në Ligue 1. Neymar është gati të debutojë në “Parc des Princes” kur PSG të presë Toulouse, pasi shënoi në ndeshjen e parë në Francë, të fituar 3-0 ndaj Guingamp. Emery ka besim se numri 10 do të shkëlqejë edhe më shumë tani që nuk ka më hijen e Luis Suarez dhe Lionel Messi në “Nou Camp”.
Lucas Moura dhe Dani Alvesh, bashkëardhetarët e Neymar, do të mungojnë ndaj Toulouse, ashtu si të dëmtuarit e tjerë Grzegorz Krychowiak, Marco Verratti, Presnel Kimpembe dhe Thomas Meunier
“Neymar është një futbollist i ri i cili do të rritet edhe më shumë në klubin tonë dhe do të na ndihmojë në arritjen e objektivave. Ai mund të bëhet futbollisti më i mirë i planetit dhe që në ndeshjen e kaluar e kuptuam ndihmesën e madhe që mund t’i jap skuadrës tonë. Ai do të tregoj më të mirën që ka, sepse zotëron cilësitë e duhura për të na udhëhequr drejt fitores.”
Pasi humbi titullin kampion në dëm të Monaco dhe u eliminua nga Barcelona në 1/8-t e finaleve të Champions League, Emery shpreson të një vit 2018 më ndryshe. “Ne duam të jemi më mirë se viti i kaluar dhe që këtë të diel duam ta tregojmë diçka të tillë. Synimi kryesor është fitojë titullit në Francë dhe gjithashtu Champions League është në projektin tonë,” – shtoi Emery.
Lucas Moura dhe Dani Alvesh, bashkëardhetarët e Neymar, do të mungojnë ndaj Toulouse, ashtu si të dëmtuarit e tjerë Grzegorz Krychowiak, Marco Verratti, Presnel Kimpembe dhe Thomas Meunier. Ndërkohë, Toulouse e nisi kampionatin me një humbje në fushën e Monaco, por menjëherë bëri autokritikë duke mposhtur 1-0 Montpellier në “Stadium Municipal”.
“Do të jemi të kujdesshëm sepse nuk është një ndeshje vetëm mes Toulouse dhe Neymar, sepse kundërshtari është i mbushur me kampionë, por ne mund t’i ndalim”
Trajneri Pascal Dupraz, i cili tanimë do të ketë edhe shërbimet e Max Gradel, i huazuar nga Bournemouth, beson se skuadra e tij mund të ndalë “yjet” e Paris SG. “Do të jemi të kujdesshëm sepse nuk është një ndeshje vetëm mes Toulouse dhe Neymar, sepse kundërshtari është i mbushur me kampionë, por ne mund t’i ndalim. Unë besoj se Parisi do të shpallet kampion i Francës dhe është një nga ekipet më të forta të Europës, por besoj se kemi mundësi të mëdha të marrim një rezultat pozitiv.”
