Të dielën, 20 gusht 2017, nis pelegrinazhi në tempullin e lashtë dhe historik në malin e Tomorrit.
Besimtarët bektashinj të Shqipërisë, por jo vetëm, do të nderojnë për pesë ditë me rradhë imamin Abaz Aliu. Pelegrinazhi do të përmbyllet me 25 gusht.
I gjithë amfiteatri i madh në këtë zonë do të jetë në festë. Detajet e organizimit për këtë vit i zbuloi në studion e Ora News, gazetari i njohur, i dekoruar dhe nga Presidenti Nishani “Mjeshtër i Madh”, Ferdinand Samarxhi.
Samarxhi: Aty vinë gjithë besimet.Të krishterë, myslimanë, ortodoksë, katolikë, bektashianë. Popuj nga gjithë Europa me besimet e tyre. Në Shqipëri është bërë traditë, populli ynë vjen i gjithi në mal të Tomorrit pa dallim besimi.Sivjet nga informacionet që ka Kryegjyshata mendohet që të vinë rreth 500 mijë pelegrinë, mendojeni që të hipin lart në mal rreth 100 mijë makina.
Sivjet mendohet se do të vinë më shumë.Mali i Tomorrit nga një dimërkeq, ka qenë mal i thatë, është kthyer në një amfiteatër madhështor. Është ngritur një qytezë e vërtetë.Pesë ditë e malit do të jetë netë të pagjuma, njerëzit nuk flenë.Sivjet janë marrë masa të tilla që do të shkojnë të gjithë Ansamblet arstistike e Ballkanit, të Tuzit, Prizrenit, Prishtinës, Gjakovës, Shkupit, Shqipërisë, Unionit Arstistik Kombëtar.
Simboli i kësaj feste, kurbani, nuk do të mungojë as këtë vit.
Samarxhi: Në malin e Tomorrit sot të gjithë njerëzit që vinë duhet ta bëjnë atë rit.Bëhet një numër i madh.Sivjet Kryegjyshata Botërore Bektashiane në bashkëpunim me shtetin kanë vënë në funksionim një thertore shumë të mirë, nuk do jetë më ajo therja aty aq makabre që derdhej gjaku.
Ritet shumëshekullore të besimit bektashi për festën e Abaz Aliut përfshijnë ndezjen e qirinjve në vendet e shenjta, dhurimin e të hollave pranë objekteve të kultit, flijimin e një deleje apo qingji dhe ndarjen e ushqimit midis besimtarëve.

Budadalliku nuk ka kufi.