Blerja e verës së Chelsea Alvaro Morata mendon se stili i lojës së Premier League e bën kampionatin më të mirë për sulmuesit. 24-vjeçari kaloi në “Stamford Bridge” nga Real Madrid për 80 mln euro dhe shënoi në debutimin e tij ndaj Burnley, ku Blutë u mundën 3:2. Duke folur në prag të ndeshjes së radhës ndaj Tottenham, lojtari i përfaqësueses spanjolle shprehet për Sky Sports: “Për një sulmues është gjëja më e mirë.”
“Të jepen shumë mundësi për të shënuar. Ndeshjet janë pak të çmendura në krahasim me kampionatet e tjera.”
“Ndonjëherë në Spanjë kur ndeshja është 1-0 apo 2-0, përfundon me aq ndërsa këtu ka ndeshje që përfundojnë me 7 gola. Është e mrekullueshme për një sulmues dhe për tifozët.” Morata mbërriti te Chelsea me një reputacion të madh por vuajti gjatë debutimit ndaj Arsenal në Community Shield.
