Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe pyjesh në Voskopojë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Gazeta Dita

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe pyjesh në zonën e Voskopojës në Korçe, pasditen e sotme. Si pasojë e zjarrit, janë djegur sipërfaqe të mëdha me pisha dhe bimësi, ndërsa tymi ka mbuluar gjithë zonën përreth.

Banorët apelojnë për ndërhyrjen e zjarrfikësve, por terreni është i vështirë dhe mund të ndërhyhet vetëm nga ajri.Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit, nëse ai është i qëllimshëm apo aksidental.

Banorët po përpiqen të neutralizojnë flakët me mjete rrethanore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *