Ai kishte vendosur të qëndronte në Palermo duke marrë me qira një dhomë në një hotel në zonën e stacionit qendror.
Ai ishte i riregjistruar në hotel me emrin Dhaou Rafik, 43-vjeçar tunizian. Por në fakt ky ishte shqiptar që përdorete këtë identitet të rremë dhe që ishte shpallur në kërkim që nga nëntori i viti të kaluar nga Gjykata e Catania.
Por, operacioni ndaj kapjes së shqiptarit është bërë aq shpejt sa lidhjet mes hotelit, policisë dhe informacioneve të vënë në dispozicion janë kryer në kohë reale.
I gjithë stafi policore arriti në hotel, dhe kanë mbetur të habitur kur panë që shqiptari nuk bëri asnjë rezistencë.
Emri i Dhaou ishte i përfshirë në listën e pesëmbëdhjetë shqiptarëve, tunizianëve dhe italianëve, që më 12 nëntor, nga ligj i paraburgimit, ishin përfshire ne një bande droge , të quajtur “Blade”.
Me atë rast ajo u shpërbë si organizatë, e cila shiste kokainë, heroinë dhe marihuanës në Modica që, sipas aktakuzës, ai do të jetë i përfshirë në të ardhurat e drogës.
Nga hetimet e bëra sonte nga policia, ai doli si Dhaou ishte pajisur me një identitet të rremë dhe për posedimin e këtij dokumenti të rremë, do të ndiqet penalisht
