Iniesta pranë lamtumirës nga Barcelona: Nuk kam rinovuar ende

Gazeta Dita

Andres Iniesta, përmes një interviste të dhënë sot për të përditshmen spanjolle “El Pais”, ka bërë me dije se ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me Barcelonën. Kontrata e tij me skuadrën “blaugrana” skadon pas një viti, ndërkohë që ofertat për të nuk kanë munguar, me Interin që është në pole position”.

Por, duke parë këtë deklaratë, duket se spanjolli do të largohet nga Barcelona, madje kjo gjë mund të ndodhë edhe gjatë merkatos së verës.Kontrata e tij me skuadrën “blaugrana” skadon pas një viti, ndërkohë që ofertat për të nuk kanë munguar, me Interin që është në pole position”

“Nuk kam rinovuar ende edhe pse zemra më thotë se mund të qëndroj ende dhe besoj se kjo është normale. Gradualisht po vjen një skenar që vite më parë nuk e kisha imagjinuar.

Po mendoj për të ardhmen time si kurrë më parë. Kam dhënë gjithçka për këtë skuadër dhe askush nuk duhet të mërzitet nëse largohem, pasi e kam mbrojtur me nder fanellën e Barcelonës. Por ndonjëherë ndodh që gjërat të kenë një fund”, u shpreh Andres Iniesta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *