Policia e Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka sekuestruar rreth 700 kilogram lëndë narkotike kanabis, e ndarë në rreth 29 pako me peshë rreth 20-25 kg secila dhe e gatshme për t’u trafikuar në Itali.
Lënda narkotike është zbuluar në Akërni, në grykëderdhjen e Vjosës, në një zonë pyjore, ndërsa po transportohej me një furgon pa targa.
Policia ka gjetur gjithashtu në furgon edhe disa bidona benzinë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.
Ndërkohë mbrëmë një gomone me 600 kg drogë është kapur në ujërat italiane, ndërsa në pranga ranë dy skafistë shqiptarë L.R. 34 vjec dhe H.D. 23 vjec.
