Me skafandra dhe antiplumb i ndërpresin koncertin, Frederik Ndoci: Ma ka bërë Voltana Ademi

Ornela

Mbrëmjen e të dielës në disa media online dhe rrjete sociale qarkulloi lajmi se Policia kishte mbyllur një lokal në Velipojë gjatë kohës që po këndonte Frederik Ndoci.

Këtë ngjarje e ka bërë publike një qytetar i quajtur Besnik Kastrati, sic e shihni edhe në foton më poshtë.

Sipas tij, pronari i lokalit i cili i ka kërkuar arsyen policisë për këtë mbyllje të pazakonshme, i kanë thënë se urdhri për mbylljen e lokalit është dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Por vetë këngëtari Frederik Ndoci në një postim në faqen e tij në Facebook, ka reaguar duke shkruar se nuk e besoj që pas kësaj të fshihet kryeministri Rama, por kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi.

“As nuk duhet besue se merret me gjera kaq ordinere, miku dhe timonieri i rilindjes.
Ose e thene italisht tropo Bela per essere vera”, shkruan ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *