Skandali i vezëve të importuara nga Holanda e të prekura nga insekticidi Filpronil konfirmohet se ka mbërritur në Itali.
Pas kontrollove e analizave të kryera nga Ministria italianae e Shëndetësisë ndër 114 kampione vezësh, dy prej tyre kanë rezultuar pozitive me insekticidin Fipronil, i cili është një anti parazitar i përdorur në fermat e shpendëve në disa vende europiane.
Në Itali ky lloj insekticidi është i ndaluar. Sipas Ministrisë italiane të Shëndetëisë, kontrollet janë kryer para datës 15 gusht e gjatë ditës së sotme kanë mbërritur përgjigjet e analizave që kanë konfirmuar dy kampionë pozitivë të vezëve të importuar nga Hollanda.
Sipas mediave italiane, këto dy kampione vezësh janë identifikuar në qytetin e Romës dhe në atë të Ankonës.
“Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore rajonale e Drejtorinë për Mbrojtjen e Shëndetit në Policinë e Shtetit ka kryer gjatë javës së fundit një aktivitet intensiv të monitorimit të vezëve, të derivateve të saj dhe ushqimeve që e përmbajnë si në ato të prodhimit vendas si dhe ndaj atyre të importuara me qëllim identifikimin e produkteve të prekura nga insekticidi Fipronil” thuhet në deklaratën e shpërndarë sot për mediat nga ky institucion.
Skandali i vezëve të prekura me Fipronil në Itali nisi në fund të muajit korrik kur një shoqëri nga Emilia Romanja denoncoi faktin se kishte importuar nga Holanda të bardha e të kuqe vezësh të pastorizuara.
Menjëherë pas këtij denoncimi Ministria italiane e Shëndetësisë bllokoi rreth 240 kuintalë produkte vezësh të importuar duke iu nënshtruar kontrolleve përkatëse.
Tani po hetohet për të kuptuar burimin e prekjes me Fipronil të kampionarëve të rezultuar pozitive e që me shumë gjasa kanë të bëjnë me produkte derivatesh vezësh.
Skandali i vezëve të prekura me Fipronil në Europë. Nga janë importuar?
Skandali i vezëve me Flpronil ka shkaktuar preokupim në të gjithë Europën.
Vendet ku gjënden sipërmarrjet e fermat që u janë sekuestruar vezë të prekura nga Filpronili janë Belgjika, Holanda, Franca e Gjermania.
Ndërsa vendet që kanë importuar vezë nga këto shtete janë Austria, Italia, Mbretëria e Madhe, Polonia, Irlanda, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Danimarka, Luksemburgu e Suedia.
Në Britaninë e Madhe, shumica e supermerkatëve ka kërkuar tërheqjen nga tregu të vezëve të importuara nga vendet e ulëta.
Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stephane Travert, ka pohuar gjatë orëve të fundit se rreth 200 mijë vezë të prekura nga Fipronili e të importuara nga Holanda e Belgjika janë hedhur në treg.
Ndërsa Ministrja holandeze e Shëndetësisë, Edith Schippers, ka pranuar përgjegjësinë e qeverisë së saj, ndaj akuzave të bëra nga qeveria belge se rastet e vezëve të prekura me Fiplronil janë identfikuar në Holandë që në nëntor të 2016 e se ka munguar lajmërimi i duhur nga autoritetet hollandeze.
