Ai është bërë një nga pikat problematike më kryesore të Barcelonës. Iniesta ka pranuar se dyshon në të ardhmen e tij, pasi ende nuk e ka nënshkruar rinovimin me Barcelonën.
Mediat e ndryshme angleze, të tilla si “Sky Sports”, dhe ato italiane tashmë tregojnë alternativat që mesfushori po trajton. Xavi vazhdon të këmbëngulë që ta marrë atë me vete në aventurën e tij të futbollit, në Katarit, por edhe opsioni MLS (SHBA), ku e tërheq David Villa është një mundësi tjetër.
Në Itali sigurohet se Interi është një nga prioritetet e tij, para se të përfundojë merkatoja e nënshkrimeve, për t’u bërë kreu i qendrës së fushës. Edhe në Premier League është dikush që do ta merrte menjëherë. Fjala është për Guardiolën, që e do te Manchester City, pasi është i bindur se nuk e ka ende një futbollist me këmbët e tij.
Ndërkohë, drejtuesit e Barçës nuk ulen për të folur për nënshkrimin e një kontrate të re dhe kjo është arsyeja pse lojtari ka harruar tashmë qëllimi i tij i madh, që të pensionohej si futbollist te Barcelona.
