Turizmi dhe emergjencat çojnë Ambasadorin kinez në Berat

Gazeta Dita

Kompanitë të shumta japoneze në fushën e turizmit i kanë kushtuar një vëmendje të madhe promocionit turistik të qytetit të Beratit.

Qyteti i një mbi një dritareve është kualifikuar së fundmi ndër 30 qytetet më të bukura të Europës dhe kjo ka bërë që të shtohet interesi vizitorëve japonezë për këtë qytet.

Për të njohur më nga afër qytetin e Beratit dhe për të diskutuar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit me prioritet turizmin, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, vizitoi këtë të hënë Beratin.

Makoto Ito: “Ne diskutuam me kryetarin në lidhje me ndarjen e njohurive dhe asistencën që mund të japim në raste të fatkeqësive natyrore nëpërmjet agjensisë Xhajka e qeverisë japoneze për të dhënë asistencë dhe ndihmë në këtë fushë”.

Ndërsa kryetari i bashkisë Petrit Sinaj vlerësoi asistencën e kompanive turistike japoneze në promovimin e qytetit të Beratit.

Petrit Sinaj: “Kompanitë japoneze në fushën e turizmit kanë rritur ndjeshëm promocionin për Beratin, duke e klasifikuar atë si një ndër 30 qytetet më të bukura në Europë dhe për rrjedhojë kanë sjellë rritjen e interesit të vizitorëve japonezë për qytetin tone dhe ne shpresojmë që në të ardhmen të kemi më shumë vizitorë japonezë”.

Një nga temat e diskutuara me Ambasadorin japonez përpos turizmit ishte edhe menaxhimi i emergjencave nisur kjo nga situata e zjarreve me të cilat është përballur së fundi vendi ynë.

Share This Article
4 Comments
    • E po nga koha e gjate ne vizite,ambasadori Japonezi,na u kthye ne Kinez.Nuk e ka “fajin” gazetari,i cili nuk e kish mendjen te shihte protokollin,por e kish mendjen se do rembente apo jo ndonje kocke…
      Nuk kemi c’te bejme,kete “mjell” kemi dhe kete do te lexojme…

  • Qofte me ajer . Dihet qe ne europen perendimore nga statistikat e ketyre shteteve , rekord mbajne turistet Japonezet . Pra fitimet jane te medha . .E shikoj me shume interes per Beratasit ,ku dihet qe eshte nje fukarallek tej mase . Zoti i ndihmofte Beratasit.

  • Ore kujdes me shkrimet, sepse vihen re gabime. Kush ishte ne Berat per vizite ambasadori kinez apo japonez.
    Prandaj duhen korrektoret dhe redaktoret e shkrimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *