Benevento nxiton tratativën për Memushaj

Gazeta Dita
??????????????????????????????????????????????????????????

Referuar informacioneve të grumbulluara dhe të publikuara nga redaksia e portalit “tuttopescaracalcio.com”, gjatë orëve të fundit është përshpejtuar tratativa nga ana e skuadrës së Benevento për mesfushorin dhe kapitenin e Pescara, Ledian Memushaj. Benevento debutoi për të parën herë në hisotrinë e futbollit italian në Seria A, mes ekipeve elitare dhe kërkon që të tentojë maksimumin në këtë sezon, për të mbijetuar. 

Një blerje potenciale e njoftuar nga trajneri Baroni, që kërkon me insistim mesfushorin shqiptar për të kompletuar repartin e mesfushës. Një mundje krahu me Sebastiani, për të gjetur formulën më të mirë për të konkluduar tratativën. Kërkesat e padronit bardhekaltër janë paksa mbi ofertën e propozuar nga Benevento.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *