Aksidentohet i moshuari dhe braktiset në mes të rrugës. Çfarë thonë dëshmitarët

Gazeta Dita

Gjatë kësaj vere aksidentet kanë qenë të shumta në vendin tonë. Por një tjetër problem ka qenë edhe vonesa e ambulancave. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Sukth, pasi një makinë ka aksidentuar një të moshuar dhe e ka lënë në mes të rrugës me kokën e gjakosur.

“I hapën kokën dhe e lanë në mes të rrugës. A ka shtet në këtë vend a jo? Policat rrinin si qofte i dëgjova vetë kur thanë se shteti ka vdekur”- ka shkruar i riu për JOQ.

Kanë qenë banorët e zonës ata që e kanë ndihmuar të moshuarin duke i dhënë ndihmë e parë, ndërsa ende nuk dihen autorët që e aksidentuan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *