Shpërthim me eksploziv në banesën e 58-vjeçarit shkodran

redaktor

Një shpërthim ka tronditur Shkodrën mëngjesin e sotëm, teksa lajmërohet se rreth orës 04:00 në lagjen ‘Skenderbeg’, në pallatin 2-katesh, ka shpërthyer një sasi eksplozivi.

Eksplozivi është vendosur tek dera e jashtme e banesës së 58-vjeçarit me inicialet Rr. P., por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja po hetohet, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe pronari i banesës për dyshimet dhe konfliktet që mund të ketë pasur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *