Objekt misterioz qindra vjeçarë në Antarktik, ja koordinatat e UFO-s

redaktor

Një objekt misterioz është gjetur në Antarktik, gjë që informohet nga shkencëtari Valentin Degterjov.

Degterjov, bazuar në pamjet satelitore, pohon se UFO është parë në një mal të kontinentit të akullt dhe paraqitet me një formë romboidi që mund të ketë rënë para qindra ose mijëra vjetësh.

“Objekti është krijuar nga një metal i trashë me ngjyrë të bardhë dhe është shumë i madh: gjatësia është 30 metra dhe gjerësia 15-20 metra. Këto dimensione i përgjigjen një ndërtese prej disa katesh”, ka thënë shkencëtari Degterjov.

“Në Tokë ende nuk ka pajisje të tilla dhe është ruajtur për shkak të temperaturave të ulëta, pasi që ka qëndruar pranë shtresës së trashë të akullit dhe borës”, ka shtuar ai.

Shpatin e këtij mali e ka xhiruar kamera e NASA në vitin 2012.

Gjithashtu bëhen të ditura edhe koordinatat e objektit jashtëtokësor 72 ° 32’41.03 “S, 68 ° 20’1.84” E.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *