Të paktën 35 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjera janë plagosur gjatë një sulmi ajror në një hotel dy katësh në zonën e Arhabit, rreth 20 km nga Sanaa, Jemen.
Raportimet paraprake tregojnë se hoteli është bombarduar paraditen e së mërkurës (23 gusht) nga aleanca ushtarake e udhëhequr nga Arabisë Saudite me qeverinë e Jemenit. Kjo aleancë ka si qëllim të luftojë kundër Houthi Shia, që ka nën kontroll vendin që nga viti 2014.
“Kjo është ndoshta masakra më e madhe që Jemen ka dëshmuar nga koalicioni i udhëhequr nga Sauditi,”– raporton gazetari i Al Jazeera, Al Masmari
Më shumë se 10.000 njerëz janë vrarë dhe 3 milionë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre që nga shkurti i vitit 2014 sipas OKB.
Jemeni, i cili është në skajin jugor të gadishullit arab, është zhytur në luftë që nga shtatori 2014, kur rebelët Houthi Shia përmbysën qeverinë e Presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi.
