Dollapi po e bën edhe një tender para se të ikë?

anazapta

Kompania ne Administrim te Perkohshem, CEZ Shperndarje njoftoi dy dite perpara zgjedhjeve se kërkon një avokat për procesin e arbitrazhit ndërkombëtar me Shoqërinë “Debt International Advisory” sh.p.k, (DIA), në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Vjenë, Austri.

CEZ bën me dije se “Arbitrazhi Ndërkombëtar kërkon përvojë të vecantë, dhe për këtë arsye Shoqëria CEZ Shpërndarje Sh.a., me aprovimin e Entit Rregullator të Energjisë, ka vendosur të kontrakojë një studio ligjore për të përfaqësuar Shoqërinë për cështjen me “Debt International Advisory” sh.p.k kundër CEZ Shpërndraje sh.a”.

Domosdoshmëria për të kontraktuar një konsulent të jashtëm, sipas CEZ-it paraqitet për arsye se: 1. Kjo cështje është me rëndësi të vecantë për interesat e Shoqërisë CEZ Shpërndarje e të shtetit shqiptar, për shkak se Shoqëria Sh.a tashmë ka kaluar në administrim të përkohshëm të Shtetit. 2. Kjo cështje ka një natyrë të vecantë dhe kërkon njohuri juridike të specializuara në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar, cështje tregtare. 3. Kjo cështje ka një vlerë të konsiderueshme të pretenduar në masën 108,483,739 Euro.

Portali online energjia.al e kishte njoftuar që në 25 shkurt këtë fakt, i cili i shtohet Arbitrazhit tjetër prej rreth 200 milion euro të iniciuar nga CEZ Group në Ceki.

 

 

 ERE konfirmon: Arbitrazh i ri nderkombetar 108.5 milion euro kunder Shqiperise

 Nga energjia.al

Enti Rregullator i Energjise ka miratuar në fund të muajit prill një relacionin për ecurinë e aktivitetit të kompanisë CEZ Shpërndarje, mbas emërimit të Administratorit të ri. Në këtë relacion konfirmohet lajmi i energjia.al, i publikuar që në 25 shkurt, për fillimin e Arbitrazhit Ndërkombëtar kundër CEZ Shpërndarje nga shoqëria DIA për mbledhjen e detyrimeve të papaguara.

 

Ceshtja DIA (pjesë nga Relacioni)

Me ane te shkresës Nr. 400/22-1 prot., datë 06.02.2013, nga ana e shoqërisë CEZ Shpërndarje ERE eshte njoftuar mbi një kontratë të lidhur me shoqërinë “Debt International Advisory” sh.p.k, për mbledhjen e debive të klientëve që kishin më shumë se 90 ditë pa paguar energjinë elektrike.

Shoqëria na informon se kjo kontratë, që kishte vlefshmëri deri më datë 31.01.2013 është zgjidhur në mënyrë të njëanshme nga ana e CEZ Shpërndarje përpara përfundimit të këtij afati.

Si rrjedhojë e kësaj, shoqëria “Debt International Advisory“ ka paditur shoqërinë CEZ Shpërndarje në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, në Vjenë dhe kërkon shpërblim dëmi si rezultat i zgjidhjes së njëanshme të kontratës në masën 108,483,739 euro.

Sa më sipër nga ana e CEZ Shpërndarje (në administrim të përkohshëm) është kërkuar miratimi i një studioje ligjore të specializuar dhe me eksperiencë për përfaqësimin në arbitrazh në një afat kohor sa më të shpejtë, duke qënë se afati për të kthyer përgjigje në Qendrën Nërkombëtare të Arbitrazhit është jo më vonë se data 26.02.2013.

ERE i eshte drejtuar Avokatures se Shtetit per nje mendim te specializuar, kjo e fundit (Avokatura e Shtetit) rekomandoi qe nga ana e shoqerise CEZ Shperndarje te procedohej me marrjen e nje mendimi te aksionereve te shoqerise (CEZ a.s dhe METE) si dhe te kontraktohej nje studio ligjore ne baze te parimeve te konkurrueshmerise, pervojes dhe cmimit me konkurrues.

Nga ana e CEZ Shpërndarje është proceduar me përzgjedhjen e zyrës ligjore Wolftheiss për të bërë përfaqësimin ligjor para kësaj gjykate, ndërkohë qe kjo zyrë ka shërbyer edhe si konsulent i CEZ a.s. në procesin e privatizimit të OSSH. Ne keto kushte, është ngritur shqetësimi mbi një konflikt të mundshëm interesi të kësaj shoqërie në përfaqësimin para gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit të shoqërisë CEZ Shpërndarje (në administrim të përkohshëm).

Nga ana tjetër, ERE u informua se ishte vendosur që gjykimi i cështjes së lartpërmendur të realizohej nga tre arbitra. Arbitri i zgjedhur nga përfaqësuesi i Wolftheiss dhe i miratuar paraprakisht nga CEZ Shpërndarje ishte Christian W. Konrad. Ky arbitër ka qenë arbitër i përzgjedhur nga pala kundërshtare në një gjyq të shoqërisë KESH sh.a, para gjykatës ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Ne shkresen Nr. 1705/77 prot., date 21.03.2013, Avokatura e Shtetit ka paraqitur mendimin qe përsa kohë kjo zyrë ka shërbyer edhe si konsulent i CEZ a.s në procesin e privatizimit të OSSH dhe arbitri i përzgjedhur nga kjo zyrë ka qënë arbitër i përzgjedhur nga pala kundërshtare në një gjyq të shoqërisë KESH sh.a para kësaj gjykate, subjektet e cituara te mos perfshihen ne përfaqësimin e CEZ Shpërndarjes ne administrim të perkoheshem, ne procesin gjyqesor.

CEZ Shperndarje me shkresen nr. 1648/1 prot., date 26.03.2013, i eshte drejtuar edhe nje here EREs per nje vendimarrje lidhur me ecurine e ketij procesi, kompetencen e vendimarrjes lidhur me perzgjedhjen e studios ligjore dhe arbitrit, si dhe percaktimi i kompetences se administratorit lidhur me proceset e tjera gjyqesore ku CEZ Shperndarje eshte pale.

Per sa me siper, bazuar ne nenin 17, te Rregullores mbi procedurat e emërimit te administratorit dhe kompetencat e tij, miratuar me Vendimin nr. 1, date 10.01.2013, si dhe ne vijim te diskutimeve te zhvilluara ne mbledhjen e Bordit te Komisionereve, te dates 18.03.2013, si dhe ne përputhje me:

• Vendimin nr. 1, datë 10.01.2013 për miratimin e Rregullores “Mbi procedurat e emërimit të administratorit dhe kompetencat e tij, në zbatim të nenit 18, pika 4/c të Ligjit nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjsë elektrike”;

• Vendimin nr. 4, datë 21.01.2013 Për heqjen e licensës së shpërndarjes dhe furnizimit publik me pakicë shoqërisë CEZ Shpërndarje;

• Vendimin nr. 5, datë 21.01.2013 Për vendosjen e shoqërisë CEZ Shpërndarje në administrim të përkohshëm;

• Ligjin nr. 8551, datë 18.11.1999 “Për Avokaturën e Shtetit” (i ndryshuar);

• Urdhërit nr. 19, datë 27.02.2013 te Kryeministrit “Për caktimin e Avokaturës së Shtetit, si koordinator të shtetit Shqiptar, për zgjidhjen e problematikës ligjore me shoqërinë CEZ a.s”;

Duke marre ne konsiderate kërkesën e vazhdueshme te shoqërisë CEZ Shpërndarje mbi një qëndrim te EREs mbi problematiken e CEZ Shpërndarje me DIA, me shkresen nr. 172/5 prot., date 01.04.2013, ne te cilen ERE thekson edhe njehere qe kompania CEZ Shperndarje ne administrim te perkohshem ka kompetenca per te vepruar ne perputhje me aktet ligjore dhe rregullatore ne fuqi dhe eshte pergjegjes per zbatimin e tyre.

Ne vijim nuk jane derguar informacione te tjera nga CEZ Shperndarje sh.a ne administrim mbi kete ceshtje.

Share This Article
11 Comments
  • Dollapi dhe gjithe te tjeret te jene te sigurt se te tilla afera korruptive do ja paguajn shtrenjt Shqipetareve sepse kane shperdoruar cdo takse tonen duke i pervetesuar ne menyren me te turpshme te mundshme dhe me abuzive.

    • ore dollap bosh me vesh si parafanga makine mos u merzit se edhe ti ne lulet e ke me pislleqet qe ke bere or ordiner blu dhe nje me nje do ti paguash mos u merzit

  • Vodhen c’munden, e shkretuan Shqiperine, por tashme cdo gje mori fund, do te pergjigjen te gjithe perpara drejtesise, tashme dollapi nuk ka mbeshtetjen e qeverise qe kishte nen kontroll gjithcka. Shqiperia shpetoi nga rrenimi, Shqiperia rilindi.

  • Gjeja e pare qe duhet te beje qeveria e re eshte te hetoje per te gjitha pislleqet qe ky ka bere, duke filluar me ujesjellesin, qe I la pa piken e ujit tiransit dhe shiste uje me bote neper Tirane duke shperdoruar detyren e tani shfrytezimin e detyres qe po I ben ne CEZ.

  • Dollapi dhe gjithe te tjeret do te mbajne pergjegjesi para ligjit per gjithe c’kane bere deri me tani, nuk do te harrohen aferat korruptive te tyre dhe shperdorimi I detyres ne CEZ. Rilindja ka filluar dhe te behet drejtesi me ne fund.

  • Dollapi së pari do mbajë përgjegjësi për faturimet dhe vjedhjet që na ka bërë me energjinë dhe ujin. Pastaj të kërkojë një avokat për vete, se ku i dihet i erdhi fundi detyrës…

  • Shpresojme se u erdhi fundi fundrinave,shpresojme shume tek rilindja.Syte dhe vemendjen nga e ardhmja,duke pastruar e hequr ferat e mbeturinat,ne menyre qe te projektohet e te filloje puna per te ndertuar sic duhet vendin.Te punohet per te “zhdukur”nga fjalori ,fjalen “KUR DO BENET SHQIPERIA”.

  • keta lan man, si nuk u ngopen

    kan mbush bankat me leket tona sa e sa tendera jane vjedhur

    dhe pse vuajne shqipetaret??!!

    dhe pak dhe do behet pastrim total nga keto mbeturina

  • keta lan man, si nuk u ngopen

    kan mbush bankat me leket tona sa e sa tendera jane vjedhur

    dhe pse vuajne shqipetaret??!!

    dhe pak dhe do behet pastrim total nga keto mbeturina qe kane nxire imazhin e shqiperise per 8 vjet

  • Ne kohen e monizmit te gjithe kuadrot ne veri e vecanerisht ne Tropoje shkonin nga Tirana, perfshi ketu edhe femra te gjorat ku nje pjese ngelen dhe beqare. Sot te gjithe kuadrin e nepunesise ne shtet i kemi nga veriu e vecanerishtnga Tropoja, perfshi ketu edhe hajdutin veshllapush Sahit Dollapi, kur u bene kaq te ditur dhe kur i mbaruan keto shkolla. Ne Polici, dogana, tatime dhe ne te gjitha ministrit e Drejtori qendrore nuk folet gjuha letrare, por vete tropojance. Nuk kerkon dot nje te drejte tenden se nuk kane etike dhe edukate, por te pergjigjen : Nji kshtu me do trapi, jemi me BIRISHEN na, etj etj. Prandaj shteti dhe ekonomia shqiptare jane ne buze te kremines dhe tani jemi ne krize ekonomike. Dollaapi te pergjigjet qe vuri ne dispozicion punonjesit e KESH per te vjedhur vota ne KZAZ., eshte plehre si te tjeret.

  • Ky sahanlepiresi me emrin dollap le te gjeje nje avokat nderkombetar per vete se nuk ka avokat shqiptar ta shpetoje per zullumet qe ka bere me kompanine Cez qe e ktheu ne nje zyre minjsh te PD ku merreshin udhezimet nga kryetaret dhe deputetet e pd kur benin strukturat dhe i flaknin njerezit si lecka se nuk ishin te tyret dhe me e bukura eshte se e vuri kompanine nen udheheqjen e bandave te haduteve . Nuk ka mase qe te mase te keqen qe i organizoi ky fare legeni kompanise me te madhe qe kishte ky vend dhe cdo gje u vertetua se Saliu e mori kompanine per te vjedhur leket per fushaten e deshtuar te tij.Por e moren pergjigjen se ky vend nuk mund te udhehiqet nga njerez me emrin e cuditshem dollap!!! Hej o njerez e pate si e futi makinen e cez per te vjedhur votat se nuk rine dot pa vjedhur sepse ka lindur bashke me vesin. Me ne fund Shqiperia fitoi sepse Rilindi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *