Inter me portofolin bosh, nis shitja e lojtarëve për të mbyllur merkaton

Gazeta Dita

Merkatoja e Interit po ecën me hapin e breshkës, pasi drejtuesit e saj, Sabatini dhe Ausilio, po përballen me vështirësi financiare që ka Suning, që tashmë e ka portofolin bosh. Kjo ka sjellë një ndryshim të strategjisë së merkatos nga ana e presidentit Suning, që fillimisht i duhet të shesë disa lojtarë dhe më pas të kryejë blerjet e fundit, për të kompletuar skuadrën e trajnerit Spalletti.

Do të blejmë lojtarë të tjerë vetëm nëse arrijmë të shesim dhe të arkëtojmë”, kanë thënë sot drejtuesit zikaltër. Pra, një autofinancim, për të evituar një krizë financiare, por ky ndërrim kursi rrezikon shumë që Interi i këtij sezoni të jetë kompetitiv në kampionat.

Trajneri Spalletti drejton stervitjen

Suning nuk kërkon të rrezikojë, pasi shpreson që fillimisht të ketë bilancet në rregull dhe më pas të jetë aktiv në merkato. Por koha e mbetur në dispozicion nuk është e madhe dhe Inter duhet të shesë shpejt ata lojtarë që i konsideron të panevojshëm, pasi ka afat deri më 31 gusht.

Në Milano ka mbërritur orët e fundit menaxheri i Jovetic, që ka kërkesa të shumta. Brighton (Premier) ka gati 16 milionë euro, por në Premier League synon të rikthehete dhe Andrea Ranocchia. Ansaldi mund të shkojë të Genoa, ndërsa për brozovi, momentalisht mungojnë ofertat. Nga ana tjetër, skuadra zikaltër ka nevojë për disa përforcime, kryesisht në mbrojtje, por ndonjë afrim do të vijë gjithnjë nëse arrin të shesë emrat “tepër”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *