Autoritetet italiane sekuestrojnë 92 mijë vezë të prekura nga Fipronili

Gazeta Dita

Autoritetet italiane kanë sekuestruar sot 92 mijë vezë të prekura nga inskticidi Fipronil në provincën e Viterbos e atë të Ankonës.

60 mijë vezë prej vezëve të sekuestruara ishin të destinuara për konsum njerëzor e 32 mijë për ushqim zooteknik.

Gjithashu janë vënë nën sekuestrim 3 ferma me rreth 27 mijë pula si dhe një qëndër imballazhimi vezësh.

Mbi vezët e prekura nga insekticidi Fipronil në Itali, autoritetet italane kanë dhënë dy hipoteza të mundshme.

E para i përket dyshimit të aktivitetit të dizinfektimit të terrenit pa praninë e kafshëve me insekticide që përmbajnë Fipronil dhe hipoteza e dytë e mundshme ka të bëjë me futjenilegale të Fipronilit në ushqimin e pulave.

Deri më tani Ministria Italiane e Shëndetësisë ka kryer rreth 253 inspektime në ferma e në qëndra shpërndarje e përpunimi vezësh. Shumë shpejt priten rezultatet e analizave për rreth 107 kampionë vezësh.

Gjithashtu në mjaft ferma rritjesh pulash për të prodhuar vezë kanë nisur inspektimet dhe për mbajtjen ilegale të ilaceve e substancave të pa autorizuara në përdorim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *