Supermarketi në Britani që mund të ketë infektuar mijëra njerëz me hepatit, por pa vetëdije është identifikuar.
Quhet Tesco dhe kanë refuzuar që të marrin përsipër përgjegjësinë pasi nuk e dinin që proshuta dhe salcicet me mish derri ishin të infektuara.
Shqetësimi erdhi pasi studiuesit që po zbulonin të dhëna rreth ushqyerjes së 60 pacientëve zbuluan se kanë HEV63-2 të hepatitit E.
Virusi mendohet se është transmetuar nga prodhimet që bëhen nga mishi i derrit, kryesisht në Holandë dhe Gjermani. Shumica vuante nga disa simptoma, prej të cilave krijohen sëmundje serioze.
Ndërkohë virusi po shqyrtohet nëse mund të prekë organe apo inde të tjera pasi cdo vit infektohen rreth 200 mijë britanikë nga importimi i mishit të derrit.

