Alarmohet ambasada shqiptare në Romë, gjendet një çantë e dyshimtë pranë saj

Gazeta Dita

Ambasada Shqiptare në Romë të Italisë ka përhapur alarmin pasi pranë saj u gjet një çantë e dyshimtë. Kjo detyroi policinë të rrethonte zonën.

“Il Nuovo Corriere” shkruan se çanta që alarmoi policinë ishte lënë  para derës së një pallati, pranë Ambasadës shqiptare, në rrugën “Ottaviano”.

Një çantë kishte mbetur e kapur midis dy parulla përpara derës së një pallati që strehonte ambasadën shqiptare.

Forcat policore menjëherë  kanë ndërhyrë duke bllokuar rrugët dhe kalimin e njerëzve, por pas kontrolleve rezultoi se çanta ishte bosh, pa asnjë lloj objekti në brendësi. Rruga u rihap për qarkullim pas 20 minutash dhe çdo gjë iu kthye normalitetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *