Pasi kanë kuptuar se Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembélé janë thuajse të pakapshëm, pretendimet për gjetjen e pasuesit të Neymar-it kanë ndryshuar krejtësisht. Sipas asaj që raporton “France Football”, synimi i radhës i klubit katalanas është mesfushori anësor i Chelsea-t, Willian.
Shoku i skuadrës së 25-vjeçarit në kombëtaren e Brazilit nuk është i lumtur në Londër, sepse trajneri Antonio Conte nuk e konsideron si titullar të rregullt. Ndryshe nga ç’mund të ndodhte më parë, te Barcelona ai ka vend, sepse mund të luajë edhe në të majtë, edhe në të djathtë, ku nënkampionët e Spanjës nuk kanë alternativa cilësore.
29-vjeçari Willian është fantastik në driblime, por a e “bën” dot yllin Neymar?
Këtë merkato vere, Willian është kërkuar edhe nga Manchester United. Vetë lojtari e ka konfirmuar interesin e ish-trajnerit të tij, Jose Mourinho, por duke theksuar se gjithçka është mbyllur shpejt aty për aty dhe se ndihet i lumtur te Chelsea.
