Nga Moikom Zeqo
De Rada shkroi shumë për filologjinë dhe sidomos për gjuhën shqipe.

Midis të tjerave në Testamentin Politik në 1902 De Rada ravizoi edhe disa rreshta për një teori gjuhësore të përbotshme.
Ai mendon se tërë gjuhët pavarësisht dallimeve kanë edhe diçka të përbashkët.
Ai thotë: “Shihni! Çdo komb, në vetvete, është i ndarë e i ndryshëm nga popujt e afërm dhe të largët, ashtu sikurse çdo fytyrë burri e gruaje lind në tokë.
Pse ndodh kështu, nuk e dimë. Është e ndryshme, në amshim, njëra nga tjetra.
Duke marrë parasysh jehun, me të cilin gjuhët e ndryshme, që ndryshojnë nga jashtë, pasqyrojnë, në mënyra të ndryshme, dukuri të botës dhe vegimet në të të shpirtrave njerëzorë, themi se ato janë pasqyra e jetës së plotë pranë prehrit të Atit e pranë grigjave të heshtura, që e dëgjojnë dhe që e kanë për Zot.
As kombet e mësuara nga bashkësia e gjakut, as gjuhët, me anën e të cilave këto njihen, nuk janë bërë prej vetë njerëzve, në kohë të ndryshme.
Ato i krijoi Zoti bashkë me njerëzit, nga hiçi, ashtu siç bëri e lindën nga balta pemët me bisqe e me fruta të ndryshme, njëra më e këndshme se tjetra.
E dimë se kjo doktrinë kundërshtohet prej pedantëve të shkencës.
Ajo vetëm sqaron e përligj faktin se gjuhët janë të gjitha të lidhura me një sintaksë të vetme, të pashkëputshme me formën e vetme të racës njerëzore, dhe faktin tjetër se fëmijët, që dalin në dritë nga mosqenia, kuptojnë shpejt – dhe as nuk e dinë si – vështrimin, të cilin e ka fjala e, po me kaq lehtësi, marrin vesh edhe njërën, edhe tjetrën.
Të gjitha kombet, jo pse të lindura me gjuhë të ndryshme, janë kundërshtare njëra me tjetrën, por shpejt – nuk e di me çfarë kënaqësie – flasin mes tyre e duket se larmitë e kombeve e të gjuhëve të tyre janë bekuar për të gjallëruar sa të jetë jeta.”
De Rada si mistik mendon për një gjenezë hyjnore të tërë gjuhëve që mbas prishjes së Kullës së Babilonit nga Zoti në tërë gjuhët e ndryshme ruajnë diçka të përbashkët, parake dhe ftillëzuese.
Në këtë pikë të fundit De Rada gati e “kundërshton” prishjen e gjuhës së vetme nga Zoti, duke reflektuar në një mbijetesë të së “përbashkëtës”pra në një “matricë gjuhësore universale”.

Gjuhëtari amerikan Noam Chomsky krijoi teorinë revolucionare linguistike, që u quajt “gramatika gjenerative”. Për Chomsky-n nevojë gjuhësore është domosdoshmëria jetike dhe ekzistenciale për njeriun dhe specien njerëzore. Njohja e aftësisë sonë biologjike për gjuhë përbëjnë bazën e shkencës kognitive gjuhësore.
Ç’ sasi të gjuhës kemi të koduar në gene?
Dhuntia gjuhësore është dhunti e brendshme e qenies njerëzore.
Çdo rregull gjuhësor është pjesë potenciale e sintaksës universale, shpjegon dhe ngul këmbë Chomsky.
Linguisti amerikan Chomsky mendon se rregullat gjuhësore potencialisht janë të trashëguara që në lindje tek fëmijët.
Pikëpamja e Chomskyt njihet në botë si hipoteza e nativizmit gjuhësor.
Në këtë rast edhe teoria gjuhësore e De Radës është një variant biblik (ose antibiblik) e nativizmit gjuhësor të Chomsky-t.

“Ç’ sasi të gjuhës kemi të koduar në gene?”
mendimi tim është se çdo qënje ka të “koduar në gjene”nevojën e komunikimit me të ngjashmit e saj!!
nuk ma merr mëndja dhe llogjika se ne mund të kemi të “koduar gjuhën” në gjenet tonë!po të qe e tillë atëherë do të ishte e pamundur të zhdukeshin gjuhë që sot nuk fliten më,sepse popujt që i kanë folur ato,jetojnë akoma!!ka shumë fakte që të lënë të kuptosh se njeriu gjuhën si e mëson ashtu dhe e harron!
kemi raste kur fëmjë janë rritur nga majmunë dhe jo vetëm nuk kanë folur por dhe kanë harruar atë që mund të kenë ditur!kemi fëmijë të adoptuar që kanë ndryshuar gjuhën e “trashëguar”gjenetikisht nga prindërit!
kemi fëmijë të lindur me të meta në dëgjim dhe për pasojë nuk janë në gjëndje të flasin,pra nuk dinë një gjuhë!kemi rastet e të folurës pa zanore që të sjell ndërmënd,pak a shumë,të folurën,tingujt e delfinëve!!
studiues të përdorimit të fjalës,të llogaritur në mënyrë matematike,kanë aritur në përfundimin se në një të folur të kuptueshme në diagramë kemi një vijë 45 gradë,gjë që është e njëjtë si te fjalët e përdorura tek njeriu dhe tek tingujt e përdorur nga delfinët!!
pra për mëndimin tim,fjala nuk është pronë ekskluzive e njeriut!!pavarsisht se ne nuk kuptojmë,por dhe kafshët komunikojnë ndërmjet tyre,jo në nivelin tonë,por komunikojnë me anë të “fjalës”së tyre!!
për mendimin tim dhe sipas teorive të lindjes së njeriut,duke lënë jashtë atë mistike,mund të kemi një fillim ose fillime të ndryshme!!pak a shumë e dimë se nga gjetjet arkeollogjike kemi disa raca të ngjashme por të ndryshme të njeriut!!
gjithashtu mund të kemi një fillim ose disa fillime të gjuhës!!
nëse marrim rastin e fillimit në një vënd të caktuar me njeriun dhe përhapjen e tij në botë dhe do ta marrim si të tillë dhe fillimin e gjuhës!?
atëherë do të kemi si rrënjë,bazë një gjuhë,por që me kalimin e kohës dhe distancave bëhet e ndryshme sa më shumë rritet distanca në hapsirë!!
po të marrim si fakt teorinë e rracave të ndryshme njerzore të lindura në hapsira të ndryshme të tokës dhe për pasojë secila ka pasur mundësinë e krijimit dhe fillimit të gjuhës së saj,do të kemi disa,të paktën tre gjuhë të ndryshme bazë botërore!!
lindja e shkrimit, mbretërive,për më shumë e perandorive bëri që gjuha të kalonte nga një zhvillim i ndryshëm linear në hapsirë,në një zhvillim të detyruar në një rreth të caktuar!!atje ku ishte përhapur shkrimi dhe ku administrata ishte e detyruar dhe të detyronte të përdorje gjuhën e saj!!
kështu fillon unifikimi i gjuhës brënda një teritori!!sa më i paprekur nga arsimi dhe unifikimi shtetror është një vënd aq më shumë dialekte ka!!këtu ndikon dhe mundëisa e lëvizjes së njerëzve!ruajtja dhe shumllojshmëria e dialekteve është në përpjestim të zhdrejt me shpejtësinë e lëvizjes!!sa më e ulët është shpejtësia aq më të shumtë janë dialektet!!
shekujt e fundit me krijimin e shteteve kombëtare ose qytetare,ka bërë që të kemi dhe unifikime të gjuhëve brënda një teritori të kufizuar!!
pavarsisht se ka përputhje në mendimin e de radës dhe çomskit,mua nuk më duken të drejtë si përgjithësime!!nuk më duken llogjike!!