Dhëndri i dehur, pas sherrit me vjehrrën plagos vajzën

Ornela

Policia e Elbasanit njofton se eshte arrestuar nje 45-vjeçar nga specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh.

Ne pranga ra Gazment Taçe, 45 vjeç banues në fshatin Lenie.

Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Kodovjat, në gjëndje të dehur dyshohet të ketë kanosur vjehrrën shtetasen M.H., 79 vjeçe banuese në fshatin Kodovjat.

Gjithashtu dyshohet të ketë dëmtuar me xham vajzën e tij, shtetasen J.T., 19 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 130/a/2/3 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *