Qamile Paja: Orën me figurën e Enver Hoxhës e mbaj se ai diti të bëjë shtet

Gazeta Dita

INTERVISTË/ Flet bashkëshortja e aktorit të njohur Luftar Paja dhe e ëma e aktorit të ri, Gazmend Paja: “Gazi kur konkurroi për aktrim, komisioni nuk e dinte kë kishte baba”

Intervistoi për “Albanian

Free Press”: Albert Z. ZHOLI

Me Qamile Pajën jam njohur në Athinë. Ajo mbetet një nga gratë më atdhetare, e cila nuk mungonte kurrë në aktivitetet me karakter kombëtar që zhvillonte shoqata “Vëllazërimi” atje. E qeshur, por dhe e vrullshme, atë e gjeje ndër organizatoret më të flakta të aktiviteteve me rastin e festave të 28-29 nëntorit. Por nuk më harrohet kurrë as figura e saj kur ishte në ballë të demonstratës në mbështetje të luftës së popullit kosovar për të fituar lirinë, teksa në atë kohë, populli grek ishte dezinformuar për të vërtetën… Ndërsa në këtë bisedë për “Albanian Free Press” ajo rrëfen detaje nga jeta me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur, Luftar Paja’ por edhe me djalin e saj, Gazmenin, gjithashtu një aktor i njohur i skenës së humorit shqiptar …

Nga tre fëmijët tuaj, dy janë në Greqi. A e ndjen mungesën e tyre? A do dëshiroje që edhe ata të jenë në Shqipëri, si Gazi?

Unë do të doja të ishin në Shqipëri, të ishim të gjithë bashkë. Por jam më e lumtur kur fëmijët janë po aq të lumtur aty ku punojnë dhe jetojnë. Aty në Greqi, dy fëmijët e mi janë të sistemuar, të punësuar dhe të rregulluar. Madje dhe nipërit dhe mbesat, tashmë janë integruar në shoqërinë greke, janë shkolluar aty dhe kanë miqësinë e tyre. Fëmijët nuk mund ta ndryshojnë për së dyti mënyrën e jetesës. Pavarësisht se vajza Nikoleta, mbaroi për oficere dhe Sokoli për muzikë, tashmë ata kanë marrë profesione të tjerë në jetë dhe janë rregulluar sipas kërkesave të kohës, së bashku me familjen dhe fëmijët.

Përse Gazi u kthye në Shqipëri, kur hapat e para të aktrimit dhe shkollimin e bëri në Greqi?

Gazi ka një histori ndryshe. Ai filloi shkollën në Greqi për aktrim. Kur mbaroi Akademinë aty, profesorja e tij i tha që patjetër duhet të shkosh në Shqipëri të vazhdosh dhe aty Akademinë e Arteve pasi ju keni një shkollë të mirë aktrimi me metodën e Stanislavskit. Keni shkollën e bukur ruse të aktrimit. Madje mbasi të mbarosh aty, dua të të shoh që masterin ta mbarosh në Angli. Vetëm kështu do jesh i kompletuar dhe do ecësh në jetë. Dhe e di se çfarë ndodhi pas disa vitesh? Një ditë kur Gazi ishte për masterin në Angli, në Londër në një bibliotekë, pa profesoren greke që po bisedonte me bashkëshortin. I pa që bisedonin greqisht, u afrua dhe u foli. Profesorja shtangu: – Po ti këtu? “Po zbatoj detyrat e tua profesore,” i tha Gazi. “Të lumtë, të thashë dua të të shoh në Angli dhe këtu të takova. Urime pa fund”, ia ktheu ajo.

Luftari, a ka ndikuar tek Gazi për aktrimin?

Gazi ka luajtur me Luftarin që 6 vjeç në Fier, por kur shkoi në Greqi, u integrua në jetën greke. Mund të them se harroi disa fjalë të bukura shqipe që nga mospërdorimi i kishte harruar. Kur erdhi nga shkolla greke dhe po flisnin për rrugën e tij në Shqipëri, kur bisedonin dhe Luftari e provokonte me pyetje dhe fjalë të ndryshme, Gazi për disa sekonda nuk gjente fjalën e duhur dhe kërciste gishtat. Luftari mendohej dhe më thoshte: “Sesi do të ecë ky kështu, kur ka harruar shumë fjalë”. Do të them edhe një gjë tjetër. Kur Gazi shkoi për konkurrim në Akademinë e Arteve, Luftari nuk kapi asnjë mik dhe nuk u interesua tek askush. Komisioni nuk e dinte fare që ai ishte djali i Luftarit, pra çdo gjë e bëri vetë, me mendjen dhe aftësitë e tij.  Madje, ndoshta nuk e dini se Gazi në konkurs doli i pari dhe më i miri në të gjitha drejtimet. Kur mbaroi Akademinë shkëlqyeshëm në vitin 2005 dhe mori vlerësimin maksimal, vetëm ahere Luftari doli tek komisioni dhe e puthi në ballë. Hera e parë që e ka puthur. Shumica që nuk e njihnin lidhjen e tyre, u habitën. Sot Gazi për mua është i realizuar si aktor e këtë e dëgjoj nga profesionistë dhe nga ish-profesorët e tij.

Kush nga nipërit dhe mbesat tuaja ecën në gjurmët e Luftarit dhe Gazit?

Është djali i Sokolit, Also, i cili po vazhdon shkollën e aktrimit në Greqi. Profesorët e tij flasin fjalët më të mira. Sokoli që ka folur dhe e ndjek ka thënë se premton. Pra, ky profesion do të trashëgohet në breza tek fisi i Pajave dhe kjo më gëzon shumë. Kur Alsua u kishte thënë profesorëve të tij që kam gjyshin dhe xhaxhanë aktor, ata ishin mrekulluar. Alsua ka pantonimën të zhvilluar, tek pantonima ai ka talent të spikatur, pasi ka qenë dhe balerin.

Po fëmijët e Nikoletës janë të lidhur me artin?

Jo, ata janë lidhur me ekonominë, biznesin, në ato degë edhe studiojnë, menaxhim-biznes. Pra, janë natyra të ndryshme.

Në dorë ke orën me figurën e Enver Hoxhës, ç’do të thotë?

Do të thotë se ruaj respekt për këtë figurë, që krijoi shtet, ku nuk njihej korrupsioni, nuk njihej droga, nuk njihej shitblerja e armëve, nuk njihej mitmarrja, nuk njihej hasmëria dhe vëllavrasja. Ja pse e mbaj. Na rriti prestigjin në botë.

Pse keni zgjedhur Orikumin për pushime?

Kjo ka qenë dëshira jonë e përbashkët. Këtu gjejmë qetësi, kemi shoqëri, kemi gjetur atë çka kërkon për pushime të këndshme. Orikumi ka një histori të madhe mijëra-vjeçare por po këtu është dhe Pashalimani me nam që ende na duket e pabesueshme për atë kohë kur ishte një bazë e fuqishme detare.

Kë do më shumë nga fëmijët?

Nuk dalloj asnjë dhe pse ndonjë më thotë që ndonjëherë bëj në dallim të vogël. Jo, jo të tërë i kam engjëj që na kanë nderuar. Krenohemi me ta.

VLERËSIMI

 “Jeta me Luftarin? Estradë!”

“Jeta me Luftarin? Estradë! Grindemi, qeshim, zihemi, këndojmë, lexojmë, diskutojmë, debatojmë pa fund deri në kokëfortësi të njëanshme, por gjithnjë në emër të një gjëje, të gjejmë lumturinë e fëmijëve”.

Share This Article
14 Comments
  • MBAJE MOJ SHOQE MBAJE.

    REKRUTIMI I YT NGA SIGURIMI I SHTETIT

    ESHTE PJESE KRYESORE E “SUKSESIT”

    TE LUFTARIT.

    TE KUPTOHEMI, AI KA TALENT DHE MERITA

    EDHE VETE, POR ME MERITAT E TUA

    E “PLOTESOI DOSJEN”

    • Po more Arben,kelysh fashisti,edhe ti dosjenh tende e ke plot bse yt ate mburret se ka cqene bashkepuntor me pushtuesit dhe spiun i serbit!
      Prandaj ty te dridshet zeri kur degjon emrin e trimit Emnver Hoxha!
      Do apoi nuk do ti dhe rraca juaj e poshter,Enver Hoxha eshte rrenjosur nga shumica e popullit si HEROI ME I MADH KOMBETAR NE TE GJITHE SHEKUJT!

      • Or tenj, or injorant, o fshatar dembel ! Enveri eshte ero o Rusise dhe Jugosllavise. Nga ato i a marre dekoratat e heroit. Ai nuk ka mare dekorate nga Shqiperia. Ato akoa e ruajne emrin e kopilit te tyre http://www.enverhoxha.ru

  • Te aktroi 6 vjet me babin si veshtire te mos e njohin komisioni.
    Kinezi thote ju shqiptaret njiheni te gjithe me njeri tjetrin.Shto dhe thashethemet qe nuk pushojne prej nga marrin force shqiptaret per ti gezuar jetes.
    Vlersimin p[er Enverin nuk ta kundershton njeri.Sepse ashtu ka kene praktika e asaj kohe.

    • O MH,Enver Hoxha kishte te mir,por kishe te keqen me te madhe,VRAU FJALEN E LIRE dhe aqe me keq pishtareve te fjales se lire,sot e kesaje dite nuke i dihet varri.Nje marri e shkuar marrise nje bashkefajesi.Mjaft me me hymnizime per djajt me fytyre njeriu qe vrane jo vetem fjalen e lire,por per pushtet e leke te pise vrane dhe te afermit e tyre,si dhe mbi 90% te komandanteve te ushtrise partizane,si dikure ne lufte dhe dje e sot ne ndertimin ne kete allademokraci te bijve te eterve dhe mostrave te tyre.Jane mijra nena qe shkuan dhe mijra gra,e burrra dhe femije qe akoma sot e kesaje dite nuke kane nje varr per ti qare te afermit e tyre,keto pishtare te fjales se lire,pra burrat e baballaret apo nenat,vellezerit e motrat e tyre.Per familjen Paja nuke ka rendesi gjema qe beri,por droga,prostitucioni,korrupsioni qe montuan bijte e mostrat e diktatures komuniste qe sundojne dhunshem ne te tre pushtetet,aqe sa rrevoltuan popullin,USA-ne dhe BE-ne te kerkonin me force reformen ne drejtesi dhe vettingun,apo ligjin e dekriminalizimit qe ne unison bjte e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e tyre e pshuurren ne keto palo zgjedhje brenda jashteqitjes shqiptare ne dite e vite,nen moton,nga eterit e diktatures,tek bijte,niperit,mbesat dhe mostrat e tyre.Ajo ore qe mbani ne duar,te mundesuan shkollimin,punesimin dhe biznesin ne Shqiperi,Greqi dhe Angli,prandaj shterngoje deri sa t’i zbardhen pete lakrorit komunist,ku e djeshmja dhe e sotmja do t’u duket nje ender e bukur dhe e nesermja nje ferr pa fund,gjithmone nese keni kapur suksese me leke te piset e sherbime ndaj bandave korruptive kriminale roze-blu.Doni apo nuke doni ju,krimet e diktatures komuniste do te ndeshkohen shume shpejt dhe bashke me to dhe persekutoret e ndimesit e tyre qe lan kalldremet shqiptare me gjakun e pishtareve te lirise e demokracise prej mese 73 viteve.Besoni o ateiste Zoti vonon pore kurre nuke harron te ndeshkoje autore e bashkeautore te mijra krimeve makabre te bera nga fuqia e pushteteve deri me sot.Per kujtese,nga varri i shkuli diktatori Enveri Hoxha shoket e idealeve ,po nga varri e shkulen bijte e mostrat tije,qe kakaisni si tutore siper plehut te tyre per ndershmeri njerezore.Dridhuni e perdridhuni,po vjen dita qe nga trasta peme e kalbur jasht do te hidhet,doni apo nuke doni ju mije kenetash dhe avoketer te ligesise.

    • Injoranti Enver Hoxha pati shtet personal. Iku ai, iku dhe shteti ne endrat tuaja. Juve sklleverit e tij ku mbetet me pas? Vetem te enderroni dhe deshironi. Kur te shkoni matane lumit o muzhike thashethemexhinj pyetni dhe qani hallet me Dushan Mugoshen, Velimir Stojnicin, Miladin Popovicin, Aleksaner Rankovicin.

  • Qamile Paja i ka shoqet e ralla.GRUA BURNESHE!

    Une do te therrisia:”NENE Pashako” sa”Nene TEREZA per ato vite njohur ne Athine,ne ato veprimtari, ku kane zanafillen Shoqatat e PARA, me ate “VLLAZERIMI”, kryetar Albert Zholi,sa veteranet e nderuar nga i ndjeri Laqi Jano me te birin Mihal,(sot Mihali nder me veprimtaret ne Sh.B.A.shkuar) me Alber Goron e Sferina Seranime shoqet,(Fatkeqesi c’i ka ndodhur ka vite ne France..) e, tere shoket e shoqet, se jane shume e s’po i permend.(nonje eshte dhe per te mos u permendur..)Qamile Paja me shoqet ne krye te djemve,vajzave dhe burave-brurra atdhetare si regjizori Fehmi Oshafi me shoke….
    Keq me vjen ,tej oqeanit hikur, pa e takuar ate HEROINE te EMIGRACIONIT, Nene.me ata femije, nje kopie e te atit tyre artis, te pashoqit LUFTAR PAJA si ka emrin eshte.Faleminderit djali emigracionit po te quaj Albert Zholi..
    Nga Toronto ju pershendes,ku me gezojne gjithe emigrante mbareshqiptare,atdhetare mb atdhetare pare.
    Qamile Paja te pacim dhe shendeti mbi te gjitha.
    Lumsi Ti Bashkeshorte dhe NENE ARTISTESH.
    Me JU.qe nderoni familien dhe shoqerine.
    Faleminderi Alber Zholi-Ajo meriton me shume-bejeni !
    **
    Komentuesit MH- pershendetie jo vetem per kete rast…
    Dhimiter Xhoga,

  • NJE BUDAQLLAQE FANATIKE ME SHUME NE DITA.

    Po pse nuk shkove ne Kohen e Qepes te Enverit ne Greqine Monarkofashiste per te jetuar me gjithe femijet moj budallacke e Luftar Hokatarit te Partise se Punes?

  • Zonje e nderuar,mund t’ju them vetem nje gje qe eshte shum e vertete dhe po AQ e sigurte qe,Enver Hoxha shfrytezoi situaten ne nje vend te varfer me njerez te varfer dhe ATA pak te pasur e intelektual qe ishin e dim mire te gjith si perfunduan,ja PSE Beri shtet Enveri,me pak fjale gjeti shesh e Beri pershesh,megjithate cdo njeri ka pikpamjet e veta dhe keshtu duhet te jete se perndryshe nuk quhet demokraci.

  • Megjithate, koha e Enverit do mbetet e pazevendesueshme me te keqiat dhe te mirat e saj. Nje gje e mire qe s’ka per tu perseritur me ne jete te jeteve: shpirti i njeriut, familja dhe edukata, respekti e kultura. Sot shumica jane: shikoi si shkruajne, veprojne dhe flasin. S’ka nevoje per koment.

  • I nderuari:Dhimiter M.Xhoga (Guri Naimit D)
    Ju pershendes ne nivel te sinceritetit Tend.
    Aq ma teper per komentet e sakta te rrealitetit shqiptare.Te atyre shqiptarve qe ecin me kembe ne toke qe shikimin e kane si drita e diellit.
    Njihere lind njeriu zen shtegun e jetes dhe i mbetet besnik deri ne varr.

  • Fjale Juaj i nderuar “MH”ne obligon me tej-Faleminderit.
    -C’me bere te citoj vargje:
    ” Bilbil me te lumte mendia
    c’te shkruan Ty pena..”
    I nderuar mik,(Per mua Mentor Zemerfloriri), pena Juaj, me ate siglen”MH”me cilterson.
    Sa domethenie kane ato dy germa te shenjta M H..
    Ju pergezoj.
    Une mundohem te justifikoj emrin mare,Guri Naimit D. ,qe ma mori, emrin tim si trashegimi.Nipi Dhimiter,lindur ne emigracion sot e 14 vjet para.
    Po,ate qe manifestoj si thoni Ju ne kete koment falenderimi, e bej,se jam nipi i vetem i “Kapedan Jano Xhoga”Zavalani,rene si bien trimat ne mbrojtie te Pavarsise sapo shpalur me 1912-te,Ai kryecetes krah Papa Stath Melanit me shoke,ne mbrojtie te Pavarsise sa shpalur, dha jeten(1913).Sa dua te nderoj fisin Xhoga,lene deri jeten sa sakrifikuar shume Xhogallare, ,nga ai fshat me emer dhe histori Zavalani,qe na ben krenare dhe me fisin Zavalani,krye tyre,Fehim bej Zavalani, ai Rilindasi me kryebemen si atdhetar, me aktin ne “Kongresin e Manastirit”1908,per afabetin shqip, pos pasuesve Zavalani,me bemat e tyre,na bejne krenar sa kemi detyrime atdhetare.
    Nipcen e paste gjyshi,qe po me rritet rugeve te emigracionit.Sa larguar nga Athina per ne Bruksel, familia e tij.Pa tjeter per mbijetese. amanet kane: ti bien Botes ane e mbane po MENDIEN tek Atdheu tae kene.”
    Mos zgjatet me,ai emigracion i detyruar, qe po perjeton atfheu yne.(Na shpetofte rezultati i zgjedhieve te fundit), ,qe te zgjedhurve,do u jepia amanet si gjysh 82 vecar:
    -Mendoni se keni ne dore fatet e nje populli te tere.”.
    Ju besoj,, me mua jeni ne kete amanet,i nderuar MH. …
    Ju pacim,se pena juaj eshte MELHEM ATDHETAR .
    Shkofte reja na degjofte-thinin te paret tane…

    Toronto 27-08-2017 Dhimiter M.Xhoga(Guri Naimit D).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *