Shifra shqetësuese, çdo 3 ditë një mjek largohet nga Shqipëria…

Gazeta Dita

Çdo tre ditë përgjatë një viti, 1 mjek largohet nga Shqipëria. Referuar shifrave të Urdhërit të Mjekut, rezulton se 125 mjekë kanë tërhequr dokumentin që u nevojitet për tu rregjistrur në urdhrat profesionalë jashtë vendit, një shifër kjo e konsiderueshme për një vend si Shqipëria që vuan mungesën e mjekëve specialist në shumë nga spitalet rajonale të vendit.

“Fatkeqësisht edhe këtë vit fenomeni i largimit të mjekëve po vazhdon me të njëtin ritëm si një vit më parë.

Edhe këtë vit janë marrë deri më tani 125 çertifikata të sjelljes së mirë, një dokument që kërkohet kudo për mjekët që shkojnë jashtë për të punuar.

Vitin e kaluar ne e mbyllëm më 145, por këtë vit deri më tani janë 125 kërkesa”, tha për TVSH, presidenti i Urdhrit të Mjekut Prof.Dr. Fatmir Brahimaj.

Shkaqet, sipas Brahimajt, mbeten kushte më të mira pune dhe vlerësimi si dhe siguri më të lartë mbrojtje nga legjislacionet e vendeve perendimore. “ Ata shkojnë për një jetë më të mirë, për një vlerësim më të mirë moral dhe material, për mundësira më të mira të rritjes në karierë.

Në vendet ku shkojnë pretendojnë, dhe realisht gjejnë, një teknologji më të avancuar dhe kanë më shumë mundësi të bëjnë një mjekësi bashkëkohore.

Ndihen më të sigurtë në lidhje me mbrojtjen nga legjislacioni. Kini parasysh krizën e besimit që vuajnë bluzat e bardha në vendin tonë apo edhe nevoja që ekziston për ndryshime ligjore”, tha ai.

Share This Article
5 Comments
    • Arber ti nuk e ditke mire sa zgjat diplomimi i nje mjeku.Pak njohuri po ti jap .6 vjet shkolla e larte pra mjekesi e pergjithshme.Pas kesaj kohe duhet te presesh te japesh konkursin per licensen mund te hapet edhe pas nje viti.me kete je thjesht mjek i pergjithshem ose mjfk familje.Pasi mer diplomen e mjekut te familjes ai qe ka ambicie pasi shteti e vendos te hapi specializimin futet ne konkurs per specializimin per ato nevoja specialistesh qe ka menduar ose ofruar ministria e shendetesise.Nese ke fat e fiton konkursin duke mare degen qe ty te pelqen ose duke mos e pranuar ate dege per specializim.Kjo varet edhe nga kushtet qe ka familja jote te te mbaje me pagese ne specializim per shtepine me qera per te ngrene apo per tu veshur por me kryesorja per te blere librat jashte shqiperise,ku libri me i lire jashte eshte jo me pak se 200 euro ,por per tu bere mjek i mire duhet jo nji liber por disa sipas specialitetit qr ke zgjedhur.E them kete nese ka mundesi familja sepse tani ne specializim quhen kuota te lira ,pra jane pa pagese.Pra bejme nje rrumbullakosje babai i nje mjeku duhet te mendoje qe ka pagese per femihen e tij deri ne 10 vjet (6 shkolla 4 specializimi).Duke ditur se ne cfare kushtet ekonomike jane familjet shqiptare me kete pagese apo detyrime qe ka familja ndaj ketij mjeku te ardhshem ,besoj nuk realizohet ajo qe ti mendon 1 ijen mijera ngrihen.Por me qenese ti e beson kete dhe nese je moshe e re uroj te te vije dita ta provosh mungesen e mjekve.PS Urdhri i mjekut nuk llogarit edhe mjeket e pa diplomuar pra studentet e mjekesise qe zgjedhin vitin e fundit te diplomimit ta bejne jashte shqiperise,pra i bie qe ulet edhe me shume numri i mjekeve qe do te jene ne pune.Gjithsesi ta dish akoma nuk kane filluar te largohen Veterineret

  • DO FILLOJE EDRAMA TE BEJE VETE GJILPERAT.

    MEGJITHESE INFERMIERJA SOT, U SHPREH

    E GATSHME TE “SHPOHEJ” NGA EDRAMA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR TRIM DHE HEROI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *