Kërcënim për sulm terrorist, anulohet koncerti në Roterdam

Gazeta Dita

Një koncert në Rotterdam, Holandë është anuluar pasi policia zbuloi një furgon me bombola gazi në afërsi të vendit ku do të organizohej aktiviteti.

Ishte sinjalimizi i policisë spanjolle për sulm terrorist që çoi në anulimin e koncertit të rokut, ndërkohë që edhe mjeti mbante targa të Spanjës.

Policia holandeze ka arrestuar dhe ka marrë në pyetje shoferin e furgonit, ndërkohë që është ekzaminuar edhe mjeti që ai drejtonte.

Policia ka arrestuar edhe një të ri 22-vjeçar në provincën jugore të Brabant me dyshimin se po kërcënonte të kryente një sulm. Autoritetet thonë se nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për një tentativë për sulm terrorist, por hetimi do të përfshijë edhe këtë pistë.

Banda amerikane Allah-Las, që do të performonte në këtë koncert, shpesh është kërcënuar nga besimtarë muslimanë të ofenduar nga përdorimi i fjalës Allah në emrin e grupit.

Ndërkohë, paralajmërimi i policisë spanjolle erdhi pasi vendi u trondit nga dy sulme javën e kaluar, ku 15 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *