Napoli, De Laurentiis: Sfida shumë të bukura

Gazeta Dita

Manchester City, Shakhtar Donetsk dhe Feyenoord. Këta janë tre kundërshtarët e Napolit, në Grupin F, të UEFA Champions League, për të cilin nuk mund të mungonte komenti i presidentit të klubit të kaltër.

Presidenti Aurelio de Laurentiis me një kontroll për tu admiruar të emocioneve është mjaftuar me një vlerësim shumë të përgjithshëm dhe plot finesë të sfidave që do të diskutojë Napoli.

“Sfida shumë të bukura”, i ka cilësuar De Laurentiis ndeshjet që do të diskutojë ekipi i tij gjatë fazës së grupeve përballë rivalëve si Manchester City, Shakhtar Donets dhe Feyenoord.

Më pas numri 1 i klubit napoletan ka karikuar tifozët. “Të ecim para të gjithë kështu plot pasion”, motivoi De Laurentiis, objektiv i të cilit është arritja e 1/8, me një përballje për të mos u humbur ajo mes dy trajnerëve Sarri dhe Guardiola.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *