Pas mbrëmjes së dronit, 14 tetor 2014, në eliminatoret e kombëtares kuqezi, është Skënderbeu që do të ndeshet me Partizanin e Beogradit.
Një derbi patjetër i nxehtë ballkanas, që rikthen ballafaqimet shqiptaro-serbe, si dikur, kur Flamurtari luante dhe eliminonte Partizanin e Beogradit.
Shorti i fazës së grupeve, i hedhur sot në Nyon, e ka vendosur skuadrën korçare në të njëjtin grup me kryeytetasit e Serbisë.
Më konkretisht, në Grupin B, Skënderbeu do të luajë me Partizanin e Beogradit, Dinamon e Kievit dhe Yong Boys të Zvicrës.

Një grup pa emra të mëdhenj, si Milan, Arsenal apo të tjerë, që nuk ka dukshëm favoritë për të shkuar në raundin tjetër të këtij kompeticioni, që premton garë të hapur dhe rivalitet.
Kjo është hera e dytë që Skënderbeu merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Sokol Kushtèn, Vasil Rucin, Rrapo Tahon, i kemi nè mèndje, kur dègjojmè qè Beogradin, e paskemi pèrsèri kundèrshtar. Atè ndjenjèn qè tè jepte ai goli i Kushtès nè Beograd, le ta pèrjetojnè edhe kèta djemtè e Skènderbeut tè Korçès, edhe pse nuk kanè vetèm shqiprarè nè radhèt e tyre, si Flamurtari i atyre viteve.
Kundèr Beogradit, edhe tè vdekurit shqiptarè ti çosh nga varri, do dinè tè tè nderojnè.
Ej ej Skèndèrbe, fitore duam ne.
Pa latifin skenderbeu ska force. Do dale keq.