10 makinat më të mira amerikane të të gjithë kohërave

DITA Online

Amerikanët njihen si prodhuesit e makinave të luksit.

Por makina më e njohur amerikane në botë e cilësuar madje si legjenda e historisë është marka Chevrolet. 

10Ford Thunderbird

1955-1997, 2002-2005

Kur ju shikoni gjeneratat, do të vini re se Ford më shumë përpiqej që t’i largohej modelit T-Bird, se sa të lidhej me të. Por kur Ford e mori seriozisht, padyshim që u prodhua një ndër makinat më të mira amerikane të të gjithë kohërave. Origjinali mund të jetë konkurrent me Corvette duke arritur sukses më shumë si një makinë luksoze personale, gjithmonë duke kërkuar më të mirën e saj në formë të konvertueshme. Halle Berry ngiste një të tillë në “Die Another Day”, pa e prishur imazhin e makinës.

99. Plymouth/Chrysler Prowler

1997, 1999-2002

Mund të ketë qenë e lehtë të gjejmë 10 makinat amerikane më të mira, por sigurisht renditja e tyre ka qenë mjaft e vështirë. Por ndër të gjitha makinat amerikane të përmendura, shumë pak e kanë patën jehonë si Prowler, versioni më i shpejtë i parafabrikuar u shit si Plymouth deri kur marka pushoi së ekzistuari. Më pas u njoh si Chrysler. Kjo makinë pati një bum të momentit, më shumë se një ecuri afatgjatë.

88. Pontiac Firebird

1967-2002

Dalja në treg e makinës të tipit “Pony”, Pontiac, ishte më shumë se një simbol inxhinierik Chevy Camaro. Ajo pati një impakt të madh në kulturën pop amerikane. Firebirds ishte shumë e preferuar për filmat “Rockford Files”, “Smokey” dhe “The Bandit”. Dhe çfarë mund të jetë më shumë amerikane se “Screaming Chicken” që nget një Trans Am? Le të shohim nëse një Cavallino Rampante ka të njëjtin efekt përballë një Ferrari!

77. Mercury Eight

1949-1951

Për shumicën prej nesh, abdikimi i Mercury është një thikë me dy presa. Për fat të keq, në nuk do të shohim më në reklamat televizive Jill Wagner, por të paktën do të jenë më pak Grand Marquis në rrugë. Por kur gjyshi juaj ishte në moshën që ju keni, gjërat ishin ndryshe. Mercury Eight gjatë viteve ’49-’51 ngrinte (akullonte) gjithçka në rrugë. Fakti që James Dean ngiste një të tillë në “Rebel Without a Cause”, por origjinali Lead Sled nuk kishte nevojë për fuqinë e yjeve, për tu renditur në makinat amerikanë të të gjithë kohërave.

66. Saleen S7

2000-2006

Saleen S7 njihet si makina amerikane e të gjitha kohërave e Presidentit Obama, sepse ajo theu barrierat me shprehjen “Yes we can” (Po, ne mundemi). Duke ofruar twin-turbo V8s, nga ana vizuale makina përngjasonte me konkurrentët e saj europianë, shpeshherë duke i parakaluar ato, sin ë rrugë, ashtu edhe në gara. Megjithatë ajo nuk ishte e dëshpëruar për adhurim obsesiv, si supermakinat e tjera. Po, ajo ia doli.

55. Kadillaku Kabriolet Eldorado

1953-1966, 1971-1976

Në kohën kur Don Drapers po godiste me hapat e tij, Cadillac ishte në kontroll, dhe slogani “Standardi i botës” kishte bërë sukses. Kabrioleti Eldorado ishte një luks i tepërt, madje edhe përtej ditëve të tij të lavdishme në vitet ’70, kur ai u bë një anakronizëm i fryrë me një V8 500 kubikësh. Por më pas, a e lejon zbehja e lavdisë së tij të kualifikohet tek makinat amerikane të të gjithë kohërave?!

 

44. “Tri-Five” Chevrolets

1955-1957

Një element kryesor i kulturës së makinave amerikane nga viti 1950 dhe më pas erdhi nga një formulë e thjeshtë: një dizajn më i mirë se paraardhësit, i shoqëruar me një bllok opsional të vogël shtytës, shumë të nevojshëm V8. Nga viti 1955 deri ’57, Chevy e përditshme ishte po aq në modë sa Corvettes. Për më tepër, puna tre-vjeçare me dizajnin e bëri këtë makinë shumë më të çmuar në mesin e koleksionuesve të makinave në Amerikë.

 

33. Dodge Viper

1992-2010

Ashtu siç pritej, Chrysler njoftoi braktisjen e Dodge Viper. Ajo ishte, pas së gjithash, një Viper ACR që theu rekordin në Mazda Raceëay Laguna Seca në duart e Chris Ëinkler. Kjo makinë bëri që ne të ndalojmë çdo kritikë që kishim për Viper, dhe bëri që ne të kishim respekt për të, para se ajo të zhdukej.

22. Ford Mustang

Nga 1964 deri në ditët e sotme

“Makinë Pony” është një term i përgjithshëm, jo ekskluzive për Ford Mustang. Kjo makinë startoi segmentin e makinave “Pony” dhe vazhdon të mbajë vendin e parë në këtë segment. Edhe pse Chevy and Dodge vazhdojnë të konkurrojnë direkt me makina “Pony”, kjo makinë nuk e lëshon vendin e parë. Formacioni i vitit 2011 i V6, V8 dhe modeleve Shelby, duke u frymëzuar nga makina origjinale Mustang e vitit 1964, janë akoma më të mirë.

1 1. Chevrolet Corvette

Nga 1953 deri në ditët e sotme

Në jetën e saj prej afërsisht 6 dekadash, Corvette pothuajse vetëm ka humbur, dhe dështimi i saj dukej i sigurtë. Dhe për të qenë të sinqertë, kishte disa vite që pothuajse ishte harruar. Por sot C6, veçanërisht me paketën e saj të fuqishme ZR1, është testament më i mrekullueshëm që mund të ketë një makinë. Me këtë makinë mund të sillesh në mënyrë të qytetëruar kur është e nevojshme, dhe në mënyrë të çmendur kur të kesh dëshirë. Nuk është akoma një makinë e përsosur, por duke pasur parasysh karakterin e saj, nuk do të donim të ishte e tillë. Kjo është deri tani makina më e mirë sportive amerikane e të gjitha kohërave.

Share This Article
1 Comment
  • nuk e di nga e nxore Corvetten me te miren !!!!!
    Ketu e di edhe bufi qe makina me sukseshme Amerikane eshte Shlby Cobra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *