I zhytur në kënetën e injorancës,
një deputet i Kuvendit të Shqipërisë,
aludonte dhe shpresonte,
për mosdekretimin e qeverisë!
SHQUPI akoma nga çadra s’ka dalë,
dhe mbi zgjedhjet hedh parreshtur baltë,
po zgjedhjet me kohë kanë mbaruar,
dhe rezultati është shumë i qartë.
Zgjedhjet nga askush s’janë atakuar,
dhe tani çdo gjë është e qartë,
me një PD-ë komplet të shkatërruar,
dhe me PS-në disa pikë më lartë!
Vajtimi i korbave të zinj vazhdon,
me përrallat për votat e blera,
për të justifikuar gropën e zezë,
dhe gjithë gomarllëqet e tjera.
Deputeti me mbiemër të famshëm,
me super injorancën të befason,
kur thotë-se për qeverinë e re,
PD-ja kompromisin afron!
Ky diturak i akshamit,
nevojë urgjente ka për kapistër,
kur thotë-se në qeverinë e re,
Rama nuk mund të jetë kryeministër!
Dhe mendjen time fare ta zbraz,
nuk mund t’ja mbush dot mendjen një gomari,
se kompromiset në politikë,
i afron gjithmonë fitimtari!
Tek rebelimi i beftë i Ilir Metës,
idiotët më kot janë duke shpresuar,
se Presidenti sipas ligjit,
ka një nënshkrim të detyruar.
Nuk ka kurrfarë ndërlikimi,
dhe çështjet janë shumë të thjeshta,
e sigurt se asnjë lloj surprize,
s’do sjelli këtu fillim vjeshta.
Me qetësinë-që u bë epike,
Meta do nënshkruaj për çdo emër,
dhe s’ka diskutim që PS-ja,
do ketë përsëri të njëjtin dhëndër.
Zotërinj injorantë-lexoni kushtetutën,
dhe mos fantazoni fantazira,
Meta është gardian i kushtetutës,
dhe s’mund të bëjë marrëzira!
A.DUKA

Me te lumte ajo pene- komanduar ajo mendie,
Arben Duka,,deputetit injorant,ia tregove.
Golik Kokojka D.