Montella: Nuk do ta kemi të lehtë ndaj Cagliari

Gazeta Dita

Pas fitores kundër Crotone, Milan përgatitet për ndeshjen e parë të kampionatit në “San Siro”. Në “Meazza” do të vijë si vizitore skuadra e Cagliari. Trajneri i kuqezinjve, Vincenzo Montella, nuk i zë besë kundërshtarit: “Na kanë vënë në vështirësi gjatë sezonit të kaluar dhe mendoj se do të kemi një ndeshje shumë të vështirë. Nuk do ta kemi të lehtë.”

Montella i ka kthyer përgjigje edhe menaxherit të Donnarumma, Mino Raiola, i cili pretendon se Milan i kishte premtuar portierit vendin e titullarit. “Nuk i kemi bërë asnjëherë këtë premtim. Nuk i kemi premtuar as vendin e titullarit.”

Ndërkohë, Niang është i padisponueshëm ndaj Cagliari pasi ka çuar në klub një raport mjekësor ku tregon se vuan nga stresi i mosaktivizimit. “Shpresoj të shërohet sa më parë. Do të kisha dëshirë të flisja me të, – tha trajneri i Milan, që komentoi edhe situatën e blerjes së re Nikola Kalinic. – Nuk është ende në 100% të mundësive.”

Presidenti i Milan, Yonghong Li, ka zbarkuar në Milano për të ndjekur ndeshjen. Montella kthehet te vendosja 4-3-3 pasi eksperimentoi tre mbrojtës në Europa League

Cutrone është favorit për të qenë titull në sulm, ndërsa Andre Silva mund të ulet në stol. Te Cagliari do të mungojnë të dëmtuarit Rafael dhe Melchiorri, ashtu si i riu Deiola. Pritet zyrtarizimi për afrimin e Van der Wiel, por holandezi do të jetë i disponueshëm vetëm pas pushimeve për impenjimet e ekipeve kombëtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *