Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i pari në listën e Vlorës, u është përgjigjur atyre që e kanë sulmuar, pas ironisë që bëri me Patozin dhe Bregun ditën e djeshme.
Ai, duke komentuar lajmet se Bregu mund të jetë në qeverinë “Rama2”, tha se kryeministri është i lutur të marrë edhe Patozin.
Po menjëherë kritikë të Bashës e sulmuan Shehajn për pasurinë që ka. Por ai nuk ka ngurruar t’u japë dhe atyre përgjigje duke thënë se shumë në PD hynë të varfër dhe u pasuruan.
Statusi i plotë
Mundësia që një ish-Ministre dhe deputete e PD-së vetëkandidohet ose kandidohet nga të tjerë ( por ajo nuk e përgënjeshtron se nuk dihet mbase e bejnë) nuk skandalizon asnjë, ndërsa reagimi im kundër një mundësie të tillë sjell akuza për përçarje të Partisë Demokratike.
Shumëkush mund ta shohë diçka normale, por mua më bën shumë përshtypje që disa politikanë jan futur në politikë me xhepat bosh dhe janë pasuruar jashtë masë, që kanë patur privilegje të jashtëzakonshme dhe kur vjen dita që dikush i zbret nga karrigia, i sulen partisë së tyre ose akoma më keq iu bashkohen kundërshtarëve.
Nuk kisha ndërmend të merresha me deputetet “e pakënaqur” sepse nuk janë ata kundërshtarët e mi, por nuk mund të hesht ndaj shfaqjes së fundit dhe manipulimit të Edi Ramës që vazhdon me strategjinë e tij për të përcjellë idenë se jemi të gjithë njësoj.
Nuk e di nëse vërtet do emërojë Ministre Bregun, por e vetmja arsye për të cilën do e bënte është pikërisht për të çoroditur opinion publik dhe për të fshirë diferencat ideologjike midis ish- Partisë së Punës dhe Partisë Demokratike.
Nëpërmjet kësaj lëvizjeje ai do tregonte që bën një qeveri “gjithëpërfshirëse” dhe se media që ai ka nën kontroll ( pothuajse të gjitha) do trombetonin gjoja bashkëqeverisjen PD-PS.
Duhet ta kemi të qartë se çfarë del në media nuk eshte rastësi, por është pjesë e një strategjie të qartë të qeverisë.
Për sa i përket humbjes në Vlore, si në gjithë Shqipërinë, rrënjët e saj shkojnë përtej fushatës elektorale 30-ditore që unë kam bërë dhe duhen kërkuar edhe te qëndrimi, para dhe gjatë zgjedhjeve, i atyre zotërinjve që sot më akuzojnë.
Jam i vetëdijshëm që për qëndrimet e mia mund të sulmohem nga mediat, analistët dhe opinion bërësit pranë qeverisë dhe atyre opozitare, por që mbështesin “të pakënaqurit”. Është fare normale dhe nuk çuditem, por kjo nuk do më pengojë të them mendimin tim.
Nuk jam futur në politikë për interes, nuk kam marrë asnjë lek nga politika edhe kur ma kanë ofruar, të majtë dhe të djathtë.
Nuk jam futur ne politike për t’u pasuruar, sepse ashtu si më “akuzojnë” disa unë kam fatin të jem i pasur. Janë të paktë në Shqipëri ata që mund të justifikojne pasuritë e tyre, kokërr me kokërr siç mund ta bëj unë. Kam punuar në mënyrë të ndershme dhe kam paguar miliarda lek taksa.
Nuk e them per t’u mburrur por për t’iu thënë atyre që me ironi thonë që jam i pasur se nuk ka asgjë të keqe të kesh korrur rezultatet e punës së ndershme.
Jam futur në politikë sepse kam qenë jashtmase i zhgënjyer nga kjo klasë politike, pikërisht nga këto shfaqje të shëmtuara, njëherë me njërin, njëherë me tjetrin, jo ti vodhe, jo po vodha, por dhe punova, unë të jap këtë ti me jep atë.
Kam ndërmend të them çfarë mendoj se është e drejtë, më vjen keq qe kam lënduar “të pakënaqurit”.
Është detyra ime si deputet i zgjedhur i PD-së të dalë kundër një mundësie si ajo që përflitet në media.
Për sa u takon atyre që më akuzojnë për formën, i këshilloj të merren me përmbajtjen.

Nuk te njohim.Por me cfare dekalron te mirebesojme ne sinceritetin tend.Ke shkoqitur mjaft bukur realitetin e pasurimit te pamunduemve.
“këto shfaqje të shëmtuara, njëherë me njërin, njëherë me tjetrin, jo ti vodhe, jo po vodha, por dhe punova, unë të jap këtë ti me jep atë.”
Dhe tjetri deklarim i Yti asht i persosur:matematikish:
Janë të paktë në Shqipëri ata që mund të justifikojne pasuritë e tyre, kokërr me kokërr siç mund ta bëj unë.
Ti e gezofsh pasurin e ja ndish lezetin.
Lideri i PD i Yti dhe shokve te tije jo vetem jane hajdut te flliqur po nuk jane ne gjendje ta deklarojne kokerr per kokerr se nuk ia din as vete fillin e pasurimit.I kan perdredhe paret me thase pa mund e pa djeres.
Ne se Rama do te merrte Bregun ne Qeveri, do te ishte nje faj absurd.
Vetem ne se e detyron Europa, se bregu vetem aftesi nuk ka. Eshte vetem nje femer e fryre , nje boshe, qe i pelqen vetja, qe kujton se çfare thote zene vend ne mendjen e europes.
Shehaj ka te drejte qe thote se tipa si kjo kane hyre ne politike me xhepa bosh, jane pasuruar ne menyre marramendese, dhe tallen me popullin duke i qare hallin.
Ben opoziten me Bashen, por i lepihet Berishes se “i shkojne shtate ” nga ai.
Kritikon ne menyre te paskrupullt te majten, kur vjen nga familje e majte.
Te gjitha keto i ben qe te mos humbase mundesine per te qendruar ne qender te vemendjes , duke ekspozuar veshjet e saj, pa u bere merak se dhe asaj do ti kerkohet nje dite llogari, se ku i gjen gjithe kete guxim te paturp qe i ben karshillek te gjitheve, tek europa, amerika apo dhe tek Berisha!
Sa per Ramen, z.Shehaj, nuk keni kuptuar asgje, mgjse jeni vlonjat.
Ai nuk ka qene asnjehere pasues i politikes se PPunes, perkundrazi.
I vetmi ndryshim nga gjithe politikanet e tjere te majte eshte patriotizmi i tij, qe nuk arrin ta besojne njerzit e politikes.
Kjo eshte arsyeja qe ai desheron qe te dy krahet e politikes, ne masen e popullit , te afrohen, sepse ato qe ai do te arrije, i sherbejne te dy kraheve, pa dallim.
Por kete nuk mund ta them per biznesmenet ,si ju, te cilet pasurohen duke mos bere dallimin midis asaj qe eshte e nevojshme, dhe asaj qe eshte antikombetare.
Njelloj si ne lufte kur vlonjatet luftonin kunder pushtuesve kurse udheheqes te ballit , “nacionaliste te thekur ” , bashkoheshin me luftuesin, se urrenin komunistet.
Behesh i pasur kaq shpejt me pune te ndershme? Zot na ruaj prej deklaratave te tilla! Nderkohe, prokuroria dhe gjykata bejne gjumin letargjik! Aferim u qofte, kur keni te beni me popull dele!
Na bere per te qeshur. Me se fundi njohem Jezu Krishtin e kapitalizmit shqiptar . Ju lutem filloni shpendajeni pasurine per permiresimin e imazhit te PD. Zoteri je nje liliput para Bregut e Patozit je thjesht nje ushtar i gjeneral Rames me kapterr Lulzim Bashen