Zëvendësuesit tregohen vendimtarë ndaj Leicester, United mbetet perfekt

Gazeta Dita

Manchester United duket si një skuadër e pandalshme. Një tjetër fitore e merituar për të besuarit e Mourinhos të cilët dominuan plotësisht këtë ndeshje ndaj ish-kampionëve të Leicester City. Një tjetër mesazh se Djajtë janë pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion, bashkë me Chelsea dhe Tottenham, teksa City dhe Liverpool nuk kanë bindur këto tre javët e para.

Ishte një pasdite perfekte për të luajtur një ndeshje futbolli në “Old Trafford”. Manchester United e filloi ndeshjen menjëherë në sulm duke kontrolluar lojën në çdo aspekt, dhe duke asgjësuar çdo rrezik që vinte nga kundërsulmet tipike të kundërshtarëve.

Por megjithëse mundësitë ishin të shumta, dhe goditjet drejt portës të panumërta, sidomos nga Pogba, pjesa e parë nuk pati asnjë festim goli dhe kjo si për meritë të mbrojtjes së vizitorëve ashtu edhe për pafatsinë e Djajve.

Edhe pjesa e dytë kishte të njëjtën melodi, madje Lukaku humbi një penallti e cila do t’ia kishte lehtësuar gjërat United. Por goli që zhbllokoi sfidën erdhi në minutën e 70’ me të zëvendësuarin Rashford pas një goditje këndi.

Goli i dytë nuk vonoi, dhe shënues ishte një tjetër zëvendësues, pikërisht Fellaini, i cili bëri një gol me gju. Një fitore e merituar e Djajve, të cilët kanë treguar edhe njëherë se kanë një skuadër, dhe një stol, shumë kompetitive.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *