Kualifikimi i Skënderbeut sjell risi në Shqipëri, “Elbasan Arena” me teknologji të vijës së portës

Gazeta Dita

Kalimi i Skënderbeut në fazën në grupe të Ligës së Europës do të ndihmojë futbollin shqiptar edhe në aspektin e instalimit nw vendin tonë të teknologjive moderne që po ndihmojnë aktualisht këtë sport.

Klubi korçar ka bërë të ditur se në ndeshjet e fazës në grupe, UEFA do të përdorë teknologjinë e vijës së portës, ndaj në stadiumin “Elbasan Arena”, ku korçarët do të presin rivalët e tyre, do të instalohen pajisjet përkatëse.

Njoftimi i Skënderbeut Kualifikimi i Skënderbeut në grupet e Europa League sjell ‘Goal Line Technology’ në ‘Elbasan Arena’.

Risia e UEFA-s do te instalohet për herë të parë në Shqipëri në ‘Elbasan Arena’. Kusht i domosdoshëm i miratuar sezonin e kaluar që çdo stadium duhet ta ketë të instaluar.

Brenda javës së ardhshme, drejtues të klubit, të asistuar edhe nga përfaqësues të FSHF-së do të presin të dërguarit e UEFA-s për të bërë inspektimin dhe javën e parë të Shtatorit do nisë instalimi.

Share This Article
1 Comment
  • Urime per kualifikimin Skenderbeut!Per kualifikimin e Skenderbeut,foli edhe ish Futbollisti i Flamurtarit,RRapo Taho,i Cili krahason Skenderbeun sot,me Flamurtarin dje,pasi siq edhe dihet,Skenderbeu,do te perballet me Partizanin e Beogradit.Pra te dy Ekipet mund te kualifikohen,sepse persa i perket nivelit nuk ka ndryshim te madh!Ndersa persa i perket Flamurtarit te asaj kohe,eshte ne zemrat e Shqiptareve,dhe te neglizhohet sa te duash,nuk mund ta shlyesh prej zemre!Pra Taho,ishte nje Futbollist i Madh,dhe thenje e Tije se nuk flitet shum per Flamurtarin e asaj kohe nuk qendron,sepse kanibaleve moderrn aq u ben!Pra mos u bej pjese e kanibalizmit moderrn!Edhe per ushtarin e panjohur nuk flitet,por Flamurtari,ishte dhe eshte edhe sot,ne zemrat e Shqiptareve,dhe pjese e Flamurtarit ishte edhe Rrapo Taho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *