Forra ja bën jugu, forra dhe veriu

anazapta

Iku more, iku,

shkoi edhe vate,

duket se e puthi,

“halla” në dy faqe.

 

Këtej prush e valë ,

dhe një det me vota,

Vlora ja bën forra ,

forra ja bën Shkodra.

 

Forra ja bën jugu,

forra dhe veriu,

nga të katër anët,

forra – oshëtiu.

 

Oshëtiu deti,

fusha edhe mali,

votën popullore,

s’ka fortesë ta ndali.

 

Vota popullore,

nuk pyet për “krajle”,

vota popullore,

përmbys edhe male.

 

Përmbys edhe male,

Sa të humb nishani,

Mos e patë vallë,

ç’na u bë “sulltani” ?!

 

Mos e patë vallë,

pse na humbi fare,

si duron e s’duket,

në ato ekrane.

 

Në ekranet radhë,

me stoli e ngjyra,

ç’pati që i humbi,

pse ju zhduk fytyra.

 

Po Fevzon ç’e bëri,

se pamë te ekrani,

Fevzon nuk e pamë,

po s’u pa as Klani.

 

Populli,  i tërë,

u ngrit si Anteu,

me zjarrin e votës,

regjimin shpërtheu.

 

Uragan shumë ballësh ,

syri  s’ju drodh fare,

me zemër vulosi,

Rilindjen e madhe.

 

Vargje të nënshkruar: Sejmen Gjokoli

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *