Taulant Balla ka prezantuar në Asamblenë Kombëtare të PS raportin e grupit të punës për veprimtarinë parlamentare.
Ai u shpreh se çdo deputet duhet të ketë zyrë në zonën e tij dhe të zhvillojë takime njëherë në javë me banorët e zonës që mbulon.
Gjithashtu Balla deklaroi se opozita do të drejtojë tre komisione parlamentare, të cilat janë ai i Mediat, Punës dhe Integrimit.
“Zyrat elektorale në çdo bashki duhet të kthehen në zyra të deputetëve të qarkut. Ne çdo zonë duhet të kemi zyrën e deputetit.
Ne do të propozojmë ndryshime, çdo deputet do të ketë një zyrë dhe takime jo më pak se një ditë në javë me banorët. Çdo deputet duhet të jenë në zonë një ditë në javë.
Çdo te enjte respektim të rregullave për të mos degraduar, duhet të jemi forca e shembullit. Ndryshim edhe të rolit të grupit me qeverinë, por edhe pjesëmarrjen në komisione.
Në mbledhjen e parë të grupit do të miratohet manuali i parë i punës së deputetit në zonë, do të jetë ndihmë.
Çdo deputet duhet të organizojë dëgjesa në zonat e tyre. Realiteti tregon se përfaqësuesit e zgjedhur nuk mund ti trajtojnë të gjitha ankesat njëherësh.
Deputetët kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Çdo deputet ta ketë pjesë të tij për të vijuar detyrat.
E kemi ndarë materialin në 5 kapituj. Një ndryshim të madh do të ketë në mënyrën e drejtimit të Kuvendit të ri.
PS do të rekomandojë Kuvendit; Kryetari i Kuvendit duhet të propozohet nga PS, zv kryetari nga PS, byroja nga 9 anëtarë, kryetari nga PS dhe një zv/ kryetar nga PS dhe një nga PD.
Kryetarët e komisioneve parlamentare 5 pozita dhe 3 opozita. Komisionet për Edukimin, Punën dhe Integrimin do të propozojmë që t’i drejtojë opozita”, deklaroi Balla.

Mire eshte qe hapen zyrat e deputeteve, por krahas tyre duhet te hapen edhe zyrat e komisareve te policise per parandalimin e krimeve dhe ndertesa te gjykatave dhe prefekturave ne cdo njesi bashkiake. Bashkia ka punen e vet per mirembajtjen e territorit, si ne cdo qytet te botes. Praktika qindravjecare eshte e njohur, prape do vazhdojme te ecim ne rruget e pashkelura se ne kohen e Enverit?