Dr. Skënder Demaliaj*
E kam ndjekur debatin për botimin e letrës së shkrimtarit Ismail Kadare drejtuar udhëheqësit më të lartë të partisë, Enver Hoxhës, më 2 prill 1980.
E kam ndjekur për shumë arsye:
Së pari, si intelektual e qytetar i këtij vendi nuk mund të qëndroj indiferent në këtë debat që ka të bëjë me probleme të rëndësishme për demokracinë dhe shoqërinë tonë: me rolin e intelektualëve shqiptarë dje dhe sot, me çështjen e hapjes së dosjeve komuniste, me vetë thelbin e demokracisë, njeriun e lirë (i lirë për të shprehur mendimet pa u shantazhuar, i lirë për të zgjedhur alternativën, i lirë në zgjedhjen e atyre që do të qeverisin).
Së dyti, e kam ndjekur pasi në këtë debat ka qenë protagonist kryesor, djali i xhaxhait tim, Ilir Demaliaj, si dhe është përmendur edhe xhaxhai im, Binak Haxhi Demaliaj si oficer i sigurimit.
Duke e ndjekur këtë debat në shumë plane: në këndvështrimin politik, social, psikologjik dhe juridik arrij në disa përfundime:
Së pari, intelektuali vepron mbi shoqërinë, kjo e fundit është e themeluar mbi konceptin e lirisë, ajo është e lirë dhe të lirë janë edhe anëtarët e saj, të cilët intelektualit nuk i lejohet t’i trajtojë ndryshe, përveçse përmes rregullave morale. Jo t’i përfitojë bindjet e tij, duke përdorur instrumentet shtrëngues. Intelektuali është prodhim historik. Në këtë kuptim asnjë shoqëri nuk mund të ankohet ndaj intelektualëve të vet pa e akuzuar veten, sepse nuk ka intelektualë të tjerë, veç atyre që ka krijuar vetë shoqëria. Nisur nga teza se rigjenerimi i inteligjencës fillon me pavarësinë intelektuale, diskutimet e deritanishme dëshmojnë dhe pohojnë se intelektualët tanë në përgjithësi nuk kanë një pavarësi mendimi dhe veprimi.
Së dyti, o hapi dosjet o mos i hap. Seleksionimi është metodë dhe mentalitet komunist. Shumica e dosjeve para viteve `90 ishin Rezervat. Kishte nga ato që nuk lejoheshin të hapeshin, kishte nga ato që lejoheshin, por për një kategori njerëzish “për të besuarit e Partisë”. Ato hapeshin, si dje dhe sot kur udhëheqësi, lideri kishte nevojë për të goditur kundërshtarët e tij politikë. Ne themi se Beogradi nuk po i hap dosjet për Shqipërinë, në një kohë që i kanë hapur shtete si Italia, Vatikani, Turqia, Franca, Gjermania, Austria, Britania e Madhe, ShBA, bile një pjesë edhe Rusia. Po ne nuk po i hapim dosjet këtu për shqiptarët. Përse ?!… Për interesa politike, personale pushtetmbajtëse, për përfitime materiale, për të mos goditur shokët, miqtë, të afërmit, ata “të Partisë sime”.
Drejtorët e arkivave, të përkëdhelurit, padronët e tyre, të tjerë që politikisht janë në një linjë me këta drejtorë kanë të drejtë të pakufizuar për të shfrytëzuar dokumentat arkivore. I kanë shfrytëzuar në këto 27 vjet për të bërë libra drejtuesit e arkivave. Si ju ka dalë koha kur ata janë zyrtarë të shtetit dhe duhet të merren me problemet e shumta të institucionit ?!… Kanë botuar në shtypin e ditës dokumenta dhe dosje arkivore, duke u paguar mirë, siç është edhe rasti i ish-drejtorit të Arkivit të Ministrisë të Punëve të Brendshme, zotit Kastriot Dervishi, i cili boton pothuajse çdo ditë në gazetën 55. Sikur ky arkiv është çifliku i tij, prona dhe malli i babait të tij.
Seleksionimi dhe botimi i dosjeve është bërë edhe lidhur me interesat e partisë që të ka zgjedhur dhe në përputhje me qëndrimet politike të saj, duke synuar të ndikojnë edhe në fushata elektorale për të mbledhur sa më shumë vota për “Nënën Parti”. Një mentalitet tipik komunist. Nuk kam parë të ketë botuar Kastriot Dervishi dosjen e Sali Berishës si sekretar i byrosë së partisë të Fakultetit të Mjekësisë, të qindra drejtuesve të tjerë të lartë të PD-së, të cilët janë bijtë e bijat e sekretarëve të KQPPSH, të sekretarëve të parë të partisë në rrethe, të ministrave, bile një pjesë e tyre në regjimin komunist kanë patur detyra të rëndësishme partie dhe shtetërore. Po punove për partinë, për udhëheqësin Sali e ke biografinë pa njolla, po të jesh kundër tij gërmohet në arkiva, të qëndiset biografia me ato që i ke dhe nuk i ke dhe shpallesh armik e je i papranueshtëm në stanin dhe torishtën e partisë.
Së treti, u botua një letër. Nuk ndodhi gjëma. Nga disa studiues nuk ishte gjetur (duhet të jesh i vëmendshëm kur hyn në arkiv, të hulumtosh me integritet të lartë profesional dhe moral). Të tjerë e kishin gjetur, dinin për të, por për ta nuk ishte e rëndësishme (kur nuk analizojmë raportet e intelektualëve më në zë me pushtetin e djeshëm dhe të sotëm i bëjmë një dëm të madh demokracisë dhe të ardhmes së vendit). E kanë ditur për këtë letër, por qëllimisht e kanë fshehur për publikun (kjo përbën një faj të rëndë dhe duhet ndëshkuar).
Është e drejta e çdonjërit të mbrojë ose të mos e mbrojë Ismail Kadarenë apo politikanë e shkrimtarë të tjerë, por pa e shkelur ligjin dhe me argumenta të besueshme për publikun. Kastriot Dervishi bën një faj të rëndë ligjor dhe moral. Ia jep dosjen e Binak Haxhi Demalisë, Çerçiz Loloçit. E kam verifikuar dhe nuk më rezulton se kjo dosje është marë prej Çerçizit në Arkinin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme. E bën publike pa qënë drejtor, pa kërkesën e familjes dhe të ndonjë institucioni shtetëror për verifikime dhe arsye të ndryshme, pa patur qëllime botimi. Thjesht për të shantazhuar e kërcënuar djalin e tij, Ilirin. Edhe ky është nje mentalitet komunist që është përdorur nga politikanët shqiptarë të këtyre viteve për të kërcënuar dhe shantazhuar kundërshtarët e tyre politikë. Rasti më flagrant janë pyetjet që gazeta Albania, dekada më parë i drejtonte Liderit te Dhjetorit, Azem Hajdari.
Solzhencini, shkrimtari i madh sovjetik u dëbua nga atdheu i tij nga regjimi i Brezhnjevit jo për unitet me pushtetin real, sigurisht, jo sepse ndonjë përfaqësues i regjimit ndihej i kërcënuar nga rreziku i zëvendësimit prej tij. Dëbimi i tij ishte diçka tjetër: përpjekje e dëshpëruar për të penguar rrjedhjen e tmershme të së vërtetës, një e vërtetë për të cilën askush nuk mund t’i parashikonte ndryshimet që mund të sillte në ndërgjegjen e shoqërisë dhe tronditjet e forta politike që këto ndryshime mund të sillnin një ditë të bukur. Kësaj i tremben politikanët e djeshëm e të sotëm dhe pseudointelektualët servilë të tyre.
Së katërti, justifikimi se letra e Kadaresë kishte për qëllim ta shpëtonte motrën prej burgut, se kështu kanë verpruar shumë familje shqiptare, duke iu drejtuar udhëheqësit per falje e ulje dënimi- është i papranueshëm, tepër mjeran. Ismail Kadare nuk është si ata, ka status tjetër, bile vetë ai e kërkon një status tjetër, stausin e disidentit. Ismaili e pohon me gojën e tij sesa me i shquar është njeriu, aq më i dukshëm është. Populli thotë më mirë një armik i zoti sesa një mik i pazoti.
Letra e Kadaresë për udhëheqësin nuk është thjesht lutje për falje, por qëndrimi i tij politik, testamenti i tij politik. Po citoj disa pasazhe nga letra e tij: “ është jeta e popullit dhe e partisë që kanë qenë dhe janë burimi dhe materia e vetme për veprat e mija”, “se partia është e rreptë, por e drejtë, ashtu siç më ka kritikuar me rreptësi, me një dashuri po aq të madhe më ka dhënë prap dorën”, “ shpreh mirënjohjen më të madhe për atë çfarë keni bërë për vëndin dhe për mua në momente të rëndësishme të jetës dhe të krijimtarisë sime”, “po punoj për të pasqyruar rrugën epike 35 vjeçare të partisë sonë”, “ mora vendimin e rëndësishëm që motra ime të mos shkelë më në shtëpinë time, bile njoftova gjithë fisin”etj.. Fuqia e një shoqërie, e ndërtuar mbi frikën nuk bazohet vetëm tek ushtria dhe policia sekrete, por edhe tek “shpëlarja e trurit”. Këtë detyrë e realizoi shumë mirë Ismail kadare si shkrimtari i oborrit dhe shkrimtarët e tjerë të realizmit socialist. Këtë po përpiqen ta bëjnë sot edhe disa politikanë të dështuar dhe disa pseudointelektualë.
Enver Hoxha e ka ditur se Ismail Kadare ndiqej nga Sigurimi i Shtetit, bile e ka porositur ta ndjekë, t’i hapë dosje, ka shkruar ndonjë rresht në ditarin e tij për “devijimet” e tij nga vija politike e partisë. Sa më shumë e ndiqte Sigurimi i Shtetit, aq më shumë e nënshtronte dhe e skllavëronte Enver Hoxha Ismail Kadarenë për interesat e tij, duke u paraqitur si mbrojtesi i tij që nuk do të lejonte askënd që ta fuste në burg. Ashtu ndodhi, askush nuk guxoi t’i vinte prangat atij edhe kur ishte gjallë, edhe pas vdekjes. Jo se e kishte frike, por se ishte njeriu i tij, shkrimtari i oborrit të tij. Sartri e refuzoi Çmimin Nobel. Ismail Kadare nuk e refuzoi teserën e partisë, funksionin e deputetit të partisë, detyrën ë zëvendësit të Nexhmije Hoxhës, privilegjet dhe shpërblimet e shtetit komunist.
Së pesti, intelektuali duhet të çlirohet nga megalomanitë. Unë jam specialist, unë e di më mirë nga të gjithë këtë çështje, unë jam studiuesi i letërsisë, i artit, unë jam historiani e të tjerët nuk mund të flasin e të shkruajnë për historinë, unë dhe vetëm unë i kam parë dhe studuiar dokumentat, une dhe tani jam çdo ditë duke studiuar, jam në arkiv etj. etj.. Sikur të mos jenë këta, obobo çfarë do të na gjejë ne e si do ta pësojë ky vend!!!…
Këta intelektualë (në të vërtetë pseudointelektualë, intelektuajë të rrejshëm) që iu kundërvunë me egërsi e me metoda komuniste Ilir Demalisë për materialin që botoi për Ismail Kadarenë, dëshmuan se janë të paaftë për t’iu përshtatur plotëshisht realitetit të ri politik. Ata ndërruan padronët, fjalën, por jo mënyrën e të mënduarit e të vepruarit komunist. Nuk kanë arritur akoma të formojnë fizionominë e tyre intelektuale, pavarësinë në gjykime, në vlerësime dhe në zgjidhjen problemeve.
*Shef i Departamentit të Shkencave Politike dhe Administrative në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Jam dakort per ate qe shkruani.
Por dhe ju si gjithe shkruesit e tjere, ashtu si dhe Kadareja, e perdorni termin “Komunist ” me te njejtin kuptim si te thonit nazist.
Si duket dhe ju atje ku punoni jeni i detyruar , per hir te gadishmerise per te qene dakort me konceptin europian te barazimit te dy filozofive komplet te ndryshme: komunizmir dhe fashizmit.
Po te rrish shtrember e te flasesh drejt, fashizmi eshte I ngjashem me kapitalizmin, se nga ajo shoqeri ekstreme ka da.e.
Prandaj, pavaresisisht nga disa analiza te drejta, qe i keni bere per te ndihmuar nipin e vehten, ju nuk ndryshoni aspak nga mentaliteti i pergjithshem i series tuaj, qe ndroni padron, por jo sjellje. Dhe kjo s’ka te beje as fare me te qenurin komunist.
Ndryshe po te thoje antar i ppsh-se, aty je ne rregull, shih kadare, tarifa, e ndoshta dhe ju vete, keni qene te tille
Mendoj se shkrimi i z.Demaliaj eshte nje shkrim ordiner por kursesi nje analize e dikujt qe kryen detyren” Shef i Departamentit të Shkencave Politike dhe Administrative në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë”.se pari autori nuk e shtjellon ngjarjen ne kete rast letren e Kadarese duke marre parasysh kohen kur eshte shkruar kjo leter,ku perpako gje bugoseshe ne rastin me te mire apo dhe mund te ekzekutoheshe(dyshoj se si do te shkruante letrat z.Demailaj ne ate kohe mbase anonime…)Ne ate periudhe kishte dy rruge :1 Te kritikoje dhe te dilje hapur kunder sistemit dhe dihet perfundimi:2 Te rije pasiv apo ne rastin e Kadese te shkruaje dhe kritikoje ne menyre te kamufluar ,te cilen shume pak intelektuale guxuan t’a benin dhe sa per letren e Kadarese une e shoh thjesht si nje perpjekje e vllait per te shpetuar motren qe eshte e kuptueshme qe mund t’a beje çdo vella normal.TE MADHIN KADARE nuk e beri te njohur Enveri por talenti i tij ,nje talent qe prodhon respekt kudo ne bote,vleresuar nga akademia franceze,spanjolle ,nordike e me gjere.Per intelektualet qe dalin si kerpudhat pas shiut kemi pare e degjuar por gjithmone kane ngelur ANONIME si puna e ketij shefit te universitetit Mesdhetar se ja harrova emrin.
aaaaaaaaaaaaa
tani ky e paska tepruar fare
del ketu ne ball te gazetes dhe ju rreshton 5 pika ku ju thote troç qe keni qene te gjithe skllever por Kadareja ka qene skllav e servil i ndergjegjshem ?? !!
kjo nuk durohet !
te dali biroja dhe ti shkruaj 10 cilesite e komunistit
une di vetem nr 1
dhe mut do hani , po armikut nuk i nenshtrohemi …
o zt Skender ,
sikur kjo gjindje (bageti) qe e quajne (rilindje)popull
te kishte kuptuar vetem thjesht frazen qe keni perdorur si titull , nuk do ishim ketu ku jemi .
tani prit te dal ndonje LOLOç i ri, tu hapi dhe dosjen e gjyshes qe ka jetuar ne kohen e Skenderbeut …
Thuaj me mire Loco,se kjo ju shkon shume mire,kesaj race, Sa me shume te zgjaten keto debate dhe keto dosje
aq me legener per bythe do te c faqen keta mbeturina te pederastise te sokakut te te mareve ne Gjorokastere.
Nuk e kuptoj kete diskutim. Ju zoteri keni qene pjese e nomeklatures komuniste, bile ne ate sektor ku nuk futesh kushdo, dhe ke perfituar duke e fshehur biografine tende dhe te familjes. Tani qe kjo gje u zbulua beni si zorra ne prush. Mos e vazhdoni me kete histori, por pusho, se do te dale ndonje gje me e madhe.
Z. Skender mendoj se ka dhene nje leksion moral mbi intelektualet. Per nivelin e leksionit flet shembulli krahasues qe ben midis Sartrit dhe Kadarese.Eshte injorance intelektuale qe te thuash se Sartri e refuzoi Nobelin kurse Kadare e pranoi teseren e partise. Budallallek me brire. Refuzimi i antaresise ne parti do iishte denim me vdekje per kadarene. Refuzimi i Nobelit nuk e kercenonte ne asgje Sartrin. Behet fjale per njerin qe jetonte ne vendin demokratik te pare te te drejtave te njeriut dhe tjetrin qe jetonte ne diktaturen me te erret komuniste. Kthjellohuni Z. Skender dhe ju te tjeret.
Kaloci mor Kaloci,Kaloc katunari,,U fut Kaloci ne ARKIVA,zbuloi qimen,por nuk pa traun.
Eshte e tmerreshme te frekuentosh nje Universitet ku shef depertamenti te jete ky personazh pa kulture ,pa inteligjence …por thjesht,pa karakter,…..nje rrogemarres provincial i mjere….Ky eshte i njejte me Kastriot Dervishin ,por ana tjeter e medaljes….Dhe kur pretendon te beje analiza …te rendesishme….behet qesharak nga menyra adoleshente e argumenteve….
Jam i bindur se nuk ka lexuar as Solxhenicinin ,Sartrin jo se jo….
Ky nuk ka kuptuar gjene themelore ,Kadareja sipas tij nuk merr cmimin Nobel sepse ishte shkrimtar oborri ….jo zoteri…Kadarea nuk merr çmimin Nobel pikerisht se ka zbatuar ate qe ke bere edhe ti ,,,eshte pershtatur plotesisht madje tejkaluar …realitetit te ri …Komisioni i Nobelit vlereson sigurisht vepren e nivelit boteror te Kadarese para 90..s por ky komision qe vlereson shkrimtarin dhe njeriun 360 grade nuk pelqen jo koherencen e Kadarese pas 90 ,menyrat vulgare prej filistini te tij per te fshire ate periudhe qe e beri te njohur ne bote …Nje numer i konsiderueshem shkrimtaresh komuniste apo te majte jane vleresuar si per artin ashtu edhe koherencen morale me cmimin Nobel…
I Komunist-stop me keto budalliqe se edhe ti klush i Enver Hoxhes ke qene-Si nuk mbaron kjo fare e keqe:(
# Pirati bëhet papë !
# Kungulli bëhet president !
# Spiuni bëhet desident !
Autori eshte dukshem nje intelektual me bindje dhe qendrim te ekujlibruar, i cili per hir te se vertetes nuk mund te rri dot pa e ngritur lart zerin e tij ne sherbim te demokracise dhe lirise.
Debatin po e ndjekim me teper per t’u zbavitur pak me perpjekjet e kota, hipokrite e te pamoralshme te “gjeneralit pa dhembe”, per t’u hequr ne sy te botes gjoja si “desident”.
Se sa desident ishte Moli i PPSH-se, per kete ose duhen hapur dosjet e sigurimit (gje qe pas 27 vitesh veshtire, sepse ato me delikatet mund te jene falsifikuar, zhdukur, recikluar ose dhe konsumuar nga klani si leter higjenike), ose te pranojme te bindur etiketimet qe i jane bere atij ne artikullin e publikuar ke Panorama me titull: Lubonja: Mbi Sigurimin, Kadarenë dhe të vërtetën, si u manipulua dëshmia ime dhe e Paçramit.
Etika profesionale e një studiuesi serioz, që kërkon të vërtetën, është ballafaqimi i të gjitha dokumenteve dhe argumenteve rreth një çështjeje. Ky libër në këtë aspekt ka një selektivitet të skajshëm, në funksion të manipulimit të publikut me të vërtetën që do të imponojë se raporti i Kadaresë me diktaturën ka qenë ai i një kundërshtari që e ndiqte Sigurimi. – shkruan aty Lubonja.
Cdo debat per letren qe “gjenerali” i pati shkruajtur diktatorit te tij te dashur (sot viktimes se tij imagjinare) plot dhjete vite pas “u jashteqit urgjent” per ne Paris me helikopterin e sherbimeve franceze do te ishte komplet pa vlere, nese nuk do t’u jepej shpjegim serioz si sugjerimeve te Lubonjes, po ashtu dhe pikave qe ka reshtuar njera pas tjetres zoti Demaliaj ne kete artikull teresisht me kembe ne toke.
olimpia
best comment of the day!
Akoma me Kadarenë ju , ç’bëhet kështu , mor aman , na neveritët shtypin !
Edhe me Enverin , edhe pa Enverin , s’na u nda Kadarea , na është qepur si rrodhe .
Na ndiqte sigurimi Kadarenë ?!
Çudi , si kështu , zbulim I madh ky ?!
Enveri I përgjonte të gjithë , që nga Mehmet Shehu . Edhe Stalini I përgjonte të gjithë .
Dhe përgjim total ndërkombëtar , bën Amerika sot që , përgjon Merkelin edhe kur vete në wc dhe më përgjon edhe mua tani që po shkruaj këto rreshta !
Ky përgjim , automatikisht , e bën hero Ismailin ?!
Aman , ishalla ia japin Nobelin , të shpëtojmë nga kjo llafollogji boshe rreth tij !
Cesht ky artikull? Kusheriri i Ilir Demaliajt e mbron kete duke dale publikisht kunder shkrimtarit Kadare! Nje njeri anonim, me ndonje titull formal te marre ne kohen e sotme, kap te njejtin pozicion si kushua, normale kjo gje, per stanin e tyre.
E githe cfare thoshkan keta eshte nje leter qe shkrimtari i ka derguar diktatorit ku fut disa fraza hipokrite per kohen pro partise se punes (qe ishin te detyrueshme dhe keta debila ngazellehen se cpaskerkan gjetur) dhe permendet dhe e motra qe fliste hapur kunder diktatures madje edhe kunder vet Ismailit. Meqenese autori paska qemtuar letren, ku pasazhon pjese ku flet per motren pa le ta vere veten ne vend te Ismailit atehere? E motra e Ismailit gati po arrestohej per agjitacion kunder partise se punes! Dhe pasojat mund te perfshinin edhe vet Ismail Kadarene, te ardhmen si shkrimtar. Kadareja duket sikur e mohon te motren e cila edhe kete e shante (ne Shqiperi kur te afermit shajne njeri tjetrin nuk jane te rralla rastet kur mbyllet dera respektivisht) por indirekt i kerkonte vemendje diktatorit per të motren duke i thene qe mos e vleresoni me teper se ceshte. Duket si nje veprim i detyruar i Kadarese, qe duket pati rezultat. Sa per statusin qe gezonte shkrimtari, meqenese po e akuzon autori, po i permend statusin e ish kryeministrit Mehmet Shehu, 28 vite ne detyre, besoj tani e kupton situaten se kush ishte Enveri.
Nga disa segmente teper te ceket Kadareja eshte sulmuar si poet oborri, sigurisht akuzuesit kane folur nga zyra luksoze brenda dhe jashte Shqiperise, duke patur perpara kafen, por ishte Kadareja qe perballej me diktaturen!
Po, ka patur edhe vepra te Kadarese ku duket se eshte ngritur figura e diktatorit si Dimri i Madh, nje veper e cila shihet ne kontekst te kohes, i gjendur nen presionin e madh shkrimtari edhe e ka perdorur talentin per ndonje poeme pro partise por ka patur edhe vepra qe fshikullonin ashper diktaturen.
Kur merret ne analize nje person (analize i thencin do beje analize nje cope gjysmak si autori) peshohen gjithe elementet e vepres ne teresi jo vetem cfare rrjeshtash i interesojne ketij cope kusheriri, sepse automatikisht verteton vetveten qe eshte teper i kufizuar ne formim.
Pa krijimet e Kadarese per te cilat akuzohet si pro diktatures, qe ishin pasaporte per mbijetese ne letersi, nuk mund te kishim Kadarene e madh sepse krijimtaria do i ishte nderprere, dhe duhet thene qe Kadareja ka treguar guxim jashtezakonisht te madh ne disa nga veprat e tij kur atakonte direkt edhe vet diktatorin.
Te mohosh veprat e Kadarese, shkrimtarit me te madh shqiptar, kunder diktatures do te thote te jesh ne rastin me te mire nje cope injorant kusheri ose jo.
LESHONI KOMENTET,
NXIRRENI KOKEN NGA BYTHA E SIGURIMIT
TE SHTETIT.
SIGURIMIN E SHTETIT E PRET LITARI
MOS KINI DYSHIME PER KETE.
Ligesia,bashkuar me injorancen dhe vogelsine shpirterore,ja erreson llogjiken ketij individi,qe mendon se duke ju kundervene nje talenti te madh,do te terheqe nje pjese nga vemendja qe i kushtohet atij, rreth vehtes.
Dhe tragjikja e vertete shqiptare,qe vazhdon,eshte qe kjo qenie si dhe gjithe alter egot e tij,paska nje detyre krejt ne te kundert me formimin dhe permbajtjen e tij.
– Kush e fsheh dhe e kërcënon të vërtetën bën një krim të ri.
– Kush fsheh opinionet e qytetareve të lirë e të pavarur, ai i bën dëm gjithë shoqërisë.
Binaku dyshohej se ishte spiun i UDB, por nuk ju vertetua dot ndaj dhe u denua per tjeter gje, keto sulmet e ketyre Binakeve son i shoh si vazhdim i punes se serbit kunder kombit shqiptar, shtypi duhwet te jete me i kujdeshem mos abuzoje me lirine e fjales ne dem te kombit.Binaku and sons kane qene e jane me serbin, merreni vesh sot e mot me mire.
C’eshte kjo jargavitje pensionistesh, të nderuar Ditarë? Duket sikur ia kane marre me isó…
Me njëqind petrita,
Kamunista lule,
Hapi Shqupëria,
HistErinë e kuqe ?
A nuk e kuptojne akoma keta derdimene, se koha e beniaminit te Enver Hoxhes ka cof qysh ne fund te 1990-es, kohe kjo kur ai u la ne duar targat dhe ja mbathi si lugat pikerisht drejt asaj bote “te urryer” te borgjezise dhe kapitalit, fantazia e semure e te cilit, ashtu si dhe e mjaft
shkrimtarepastrues oborresh, ishte e destinuar per te sajuar dhe trilluar lloj-lloj gjepurash kunder saj?Capelitjet e ndonje “apasionanti” te letersise apo sharlatani delirant per te futur nen sqetull si kungull ish-anetarin e Partise Komuniste dhe ish-Deputetin e Kuvendit Popullor s’mund ta manipulojne dot kollaj mbare opinionin publik. Shpifjet dhe jashteqitjet verbale kunder autorit prej nje hordhie sejmenesh nuk mund t’i shuajne dot zerat e ndryshem kritike dhe ironizues. Aq me teper kur ato vijne pertej hapesirave te tymosura nga ca shqipfoles.
Dhe cilat jane keta zera? Ja pshm nje prej tyre.
Ne nje shkrim te saj me titull “Ne diktature ai cmohej si Zeri i Shqiperise”, shkrimtarja Sabine Glaubitz pshm. ngre dyshime per heshtjen dhe ca pergjigje pa sens te dhena nga Kadareja. Ajo e fillon kritiken e saj (lexoje me poshte) me nje pyetje retorike qe s’merr pergjigje, dhe e perfundon me nje shpjegim as mish as peshk te tipit ala-kada-rena.
Shkrimtarët të cilët kundërshtojnë haptazi një regjim diktatorial konsiderohen si disidentë. Por si duhet të konsiderohen ata autorë, të cilët nën sundimin e një tirani çmohen zëri i një vendi? Një pyetje kjo, të cilën në rastin e Ismail Kadaresë do ta parashtronin shumë nga kritikët. Kandidati shumevjeçar për çmimin nobel të letërsisë as vetë s’gjen përgjigje për këtë, por ai mundohet të japë një farë shpjegimi: “Për mua, literatura nuk ka të bëjë fare me politikën si të tillë”, – shkruan znj. Glaubitz.
Ironine e saj ajo e mbyll me keto fjale:
Shumëkujt iu duk e palogjikshme qe ai u arratis në 1990-en, nderkohë që regjimi i pasardhësit të Hoxhës, Ramiz Alisë, premtoi liri dhe demokraci. “Sigurisht unë mund të kisha braktisur Shqipërinë edhe gjatë kohës së Hoxhës. Por kjo nuk do të kishte sjellë asgjë. Mirëpo në vitin 1990 ekzistonte me të vërtetë mundësia e hapjes demokratike. Unë isha i bindur se vendi duhej të pësonte një shok që të çmontonte rezistencën e fundit. Emigrimi im shërbeu si shkak. “Ai e kishte ndihmuar demokracinë, – thotë Kadareja – po i njëjti autor, i cili ka pohuar gjithashtu se letërsia nuk ka të bëjë fare me politikën.