Duke filluar nga shtatori, Tirana do të jetë qyteti i parë në vend që do të nisë të fusë në transportin publik mjete elektrike që rruajnë ambientin nga ndotja dhe ulin kostot e transportit.
Fillimisht autobusët elektrik do të vijnë për tu testuar se si funksionojnë dhe i përgjigjen rrugëve dhe trafikut shqiptar, me qëllim që, nëse ky test del pozitiv, ata të mund të nisin të zëvendësojnë gradualisht mjetet aktuale të transportit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar disa nga autobusët elektrik që përdoren sot në vendet më të zhvilluara, ndërsa shprehet se ardhja e tyre në Shqipëri do të shënojë dhe një pikë kthese për transportin publik në vend.
“Jam shumë entuziast të njoftoj se Tirana do të nisë testimin e autobusëve elektrikë në rrugët e saj, këtë vjeshtë! Një epokë e re për transportin publik në Shqipëri”, shkroi Veliaj në twitter.


PO MIRE O ERJONI I EDVINIT ME ELEKTROBUSET E TU ME BATERI PREJ PLUMBI PO SI DO TE BESH KUR FIKEN DRITAT?
sepse:
Duket qe nuk e ke menduar fare se cfare do te besh me malet me baterite prej plumbi te skaduara me shumice nga elektrobuset famoze te firmes SHKODA apo nga Kina Komuniste qe do te mbysin Shqypnine njesoj sic do te ndodhte me LHL-te e Asadit qe Mrika e Edvinit donte t’i depozitonte matane Dajtit me nje mendjelehtesi te papare.