KESH mbyll tenderin, blen 7.1 mln euro energji elektrike për shtatorin

Gazeta Dita

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka  siguruar energjinë edhe për muajin shtator.Në faqen zyrtare të këtij institucioni janë shpallur 10 kompanitë fituese nga të cilat është blerë energji me një vlerë prej 7.1 milion eurosh.

Në total KESH ka blerë 115 mijë megavat me çmim mesatar 62.33 euro për megavat.

Për blerjen e kësaj sasie të energjisë elektrike KESH  ka marrë edhe miratimin e Bankës Botërore në lidhje me Raportin e Vlerësimit të Ofertave duke qenë se ka përdorur një pjesë të fondit të akorduar nga kjo bankë.

Banka Botërore  vetëm pak kohë më parë ka autorizuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të përdorë fondin 23 milionë euro për të blerë energji nga importi. Edhe Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike ka hapur tender për blerje energjie gjatë muajit  shtator ndërsa pritet shpallja e kompanive fituese. OSHEE kërkon blerjen e energjisë me tre lote përkatësisht 140 MË, i dyti 150 dhe i treti 220 MË.

Thatësira e tejzgjatur dhe kuotat e ulëta në HEC-e kanë detyruar Shqipërinë që të blej energji edhe për muajin korrik dhe gusht me një vlerë mbi 50 milionë euro. Ndërohë që pritet përmirësim i situatës në muajt në vijim  kur zakonisht bien më shumë reshje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *