Angazhimi i parë i Mirela Kumbaros pas rikonfirmimit në krye të Kulturës!

redaktor
Më shumë mbështetje krijuesve të rinj në katër vitet e ardhshme. Ky ka qenë angazhimi i parë i Mirela Kumbaros, pas rikonfirmimit të emrit të saj ditën e djeshme nga kryeministri Rama në krye të Ministrisë së Kulturës.
Të hënën, Kumbaro  e ka nisur ditën në një takim me 5 fituesit e Fondit për Krijimtarinë Letrare për të Rinj në mjediset e Ministrisë së Kulturës, të cilët  i ka përgëzuar për pasionin e tyre ndaj letrave si dhe ka ndarë me ta faktin se këto programe mbështetëse për krijuesit e rinj do të vijojnë edhe gjatë katër viteve të ardhshme, si një shtysë e domosdoshme inkurajuese për letërsinë tonë.
Çfarë kënaqësie sot që u njoha me 5 fituesit e Fondit për Krijimtarinë Letrare për të Rinj, Manjola Nasi, Saimir Muzhaka, Belfjore Qose, Eris Rusi, Elona Çuliq,  
autorë të poezisë, prozës së shkurtër e prozës së gjatë, që japin shpresë e besim se Letërsia shqipe e ka rrugën e gjatë 
Ky është një program që Ministria e Kulturës do të vijojë ta mbështesë në vitet në vazhdim bashkë me të tjera programe të dedikuara për Leximin  ?
Urime dhe punë të mbarë autorëve  ??
Përshëndetje Lexuesve që së shpejti do të kenë në dorë 5 libra të rinj e me vlerë!  ?
Takohemi për një LIBËR”, shkruan Kumbaro në Facebook-un e saj, duke treguar kështu përkushtimin e saj si ministre, por edhe pasionin si një njeri që vjen nga bota e letrave, për politika nxitëse ndaj librit e krijuesve.
Share This Article
4 Comments
  • Ne kohen e Mireles 1 u dogj Biblioteka e Titrane qe quajtur Kombetare, shpresojme qe ne kohen e Kumbaro 2 te kemi nje biblioteke me te verte te Kombetare me ambient edhe teknologji moderne!

  • E nderuar Znj. Kumbaro…..
    I madhi Kanti ne kohen e vet u shpreh: ‘Nga te gjitha artet , vetem muzika eshte flori i kulluar’…
    Megjithese nje dite do te vij ne zyre per te biseduar me Ju, deshiroj te them se ne 4 vjetet e ardheshme duhet te kete perparesi muzika, Duhet eleminuar me te gjitha menyrat e sofistikuara TALLAVAJA qe po mbyt kultures shqiptare e interpretuar nga super injoranaca albanese…Sa per letersine mendoj se duhen mesuar e nxitur nxenesit e studentet te lexojne libra e pastaj te shkojme ne fazen e krijuesve. Nga nje sondazh ne Tirane rezultoi se 75% e studenteve nuk kuptojne Kadarene tone te madh pa leri menjane krijuesit e rinj…

  • E nderuar Ministre

    Kush e dogji Biblioteken Kombetare, apo ju vu zjarri per te fshehur gjurmet e vjedhjes me dashje te librave te vjeter e te rendesishem, akoma me perralla do na ngopni, po drejtoreshen e zjarrit per pune te dobishme do ta mbani akoma ne detyre per 4 vitet e ardhshme bashke me tarafin e saj? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *