Merr flakë autobusi me pasagjerë nga Shqipëria në Greqi

Gazeta Dita

Është përfshirë nga flakët një autobus shqiptar që po udhëtonte drejt Greqisë.

Teksa ishte në ecje në autostradën Patras – Korinth, autobusi plot me shqiptarë u dogj në tunelin Panagopoula.

Mediat greke raportojnë se brenda tij po udhëtonin 48 persona të cilët ishin nisur nga Shqipëria dhe destinacion kishin Athinën. Shoferi sapo ka parë flakët, ndaloi mjetin dhe nxorri pasagjerët jashtë duke i shpëtuar nga rreziku. Asnjë shqiptar nuk u lëndua. /albeu.com/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *