Sistemi VAR po prish Serinë A, dy ndeshje kanë zgjatur mbi 100 minuta

Gazeta Dita
700034178KT00076_Mexico_v_R

Për herë të parë, këtë sezon, në Serinë A, po aplikohet sistemi VAR, që ndihmon gjyqtarët për të gabuar sa më pak. Por a ka ndryshuar vërtetë Seria A pas aplikimit të këtij sistemi? Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, u shpreh se ky sistem nuk po aplikohet ashtu si duhet, madje po keqpërdoret në dëm të spektaklit në fushë.

Shifrat tregojnë se pas dy javëve të para, janë dhënë 8 penallti nga gjyqtarët në kampionat, po aq sa edhe pas dy javëve të para të sezonit të mëparshëm. Pra, në këtë drejtim nuk ka asnjë ndryshim, pasi kishte shumë nga ata që mendonin se goditjet nga pika e abrdhë do të ishin më shumë.

Por mangësia e vetme që duket është se ndeshjet e Serisë A tashmë kanë një kohëzgjatje më të madhe nga aplikimi i sistemit VAR. Madje dy ndeshje nga 20 të luajtura deri më tani, kanë kaluar kuotën e 100 minutave: Milan-Cagliari 101 minuta e 13 sekonda, ndërsa Benevento Bologna zgjati 105 minuta e 19 sekonda.

Afër kufirit 3-shifror janë edhe takimet Genoa-Juventus (99’11”) e Spal-Udinese (98’55”). Në përgjithësi, ndeshjet e javës së dytë kanë zjatur 98 minuta, tri më shumë se sa takimet e javës së parë (5 minuta).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *