VIDEO/ Grabitësi tërhiqet zvarrë nga automjeti në lëvizje

Gazeta Dita

Një automobilist në shtetin e Uashingtonit nuk pranoi ta dorëzonte automjetin e tij tek një shofer i dyshuar për vjedhje, i cili përfundoi duke u zvarritur gjatë rrugës, ndërsa dëshpërimisht kapej pas derës anësore të shoferit.

Video dramatike, e cila u bë virale gjatë fundjavës, tregon burrin që tërhiqet zvarrë qindra metra gjatë një rruge në Kent.

Njeriu refuzoi të linte makinën në lëvizje. Kur shoferi i automjetit ndali për pak momente makinën, burri u ngrit në këmbë për të veshur pantallonat e shkurtra, përpara se të ndërmerrte edhe një herë aksionin për grabitjen e mjetit.

Shoferi pastaj vazhdon të lëvizë.

Policia lokale tha se njeriu duke u zvarritur është një i dyshuar i kërkuar për një numër tentative për grabitje automjetesh në zonë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *