Tenderi për by pass-in e Vlorës dhe atë të Fierit do të hapet brenda vitit. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi zyrtarisht çeljen e procedurave për përgatitjen e kritereve të garës.
Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar thonë se ky proces pritet të zgjasë rreth dy muaj dhe menjëherë pas marrjes së aprovimit nga BERZH, ARRSH do të shpallë tenderin e ri.
Saga e ndërtimit të dy nyjeve kyçe në jug të vendit ka nisur që në vitin 2013. Të dy veprat u tenderuan për një kosto totale prej 74.8 milionë eurosh.
By pass-i i Fierit ishte parashikuar të përfundonte që në prill të vitit të kaluar, ndërsa ai i Vlorës këtë vit. Por kompania fituese, italiania “Serenissima” falimentoi duke i lënë punimet në mes. Për by pass-in e Fierit pjesa më e madhe e punimeve ka përfunduar.
Sipas ARRSH, kjo vepër pritet të përfundojë brenda tre muajve nga lidhja e kontratës së re, ndërsa by pass-i i Vlorës është në fillimet e ndërtimit dhe pritet të zgjasë të paktën dhe dy vjet të tjera.
Në total, qeveria shqiptare i ka paguar rreth 25 milionë euro kompanisë “Serenissima” për punimet e kryera. Sipas ARRSH, të dy objektet do të nxirren në tender për pjesën e mbetur të punimeve, e cila vlerësohet rreth 50 milionë euro.

By pass of Fier and Vlora si qylymi i Penelopes!
KONTRATA E VJETER 75 MILION
PARA TE PAGUARA PER PUNIMET 25 MILION
KONTRATA E RE 50 MILION
HAHAHAHAHHAHAHAHA
TE BEHESHIN DOT PUNIMET E MBETURA
PER 50 MILION EURO, I KISHTE BERE FIRMA
QE IKU, AJO PRANDAJ IKU.
HAHAHAHAHAHAHHA.
DO XHIROJ POPULLI SHQIPETAR TRIM DHE
HEROIK EDHE NJA 5-6 VITE TE TJERA
NE AJER.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK