Eshtë hedhur në Zvicër shorti i Champions-it U-19. Shqipëria për herë të pare do të përfaqësohet këtë vit nga Vllaznia U-19, si kampione e Shqipërisë. Shorti ka vënë përballë Vllaznisë skuadrën moldave, FC Zimbru Chisinau.
Raundi i parë eliminator do t’i zhvillojë ndeshjet me 27 shtator dhe 18 tetor. Në rast kualifikimi të Vllaznisë, përballja në raund të dytë (1 dhe 22 nëntor) do të jetë me fituesin e çiftit, University College Dublin – Molde FK (Norvegji)

