Te Bayern e thonë hapur: Real Madrid është mbi të gjithë

Gazeta Dita

Shefi ekzekutiv i Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge, është shumë i kënaqur me lojtarin e kombëtares gjermane, Joshua Kimmich, i cili në Mynih tashmë ka marrë detyrën të bëhet pasues i legjendës Philipp Lahm.

“Kur shoh arritjet e tij, kam një shpresë të madhe se ai po shkon në rrugën e duhur”, – është shprehur së fundmi numri 2 i klubit bavarez për revistën “Sport Bild”. “Mendoj se Joshua në moshën aktuale është në të njëjtin nivel me Philipp-in në kohën e tij”, – ka shtuar gjermani.

Për sa i përket imazhit dhe marketingut, Rummenigge mendon se Bayern është në një gjendje të mirë, thuajse në një nivel me Barcelonën dhe Manchester United-in. Gjithsesi, ai e ka pranuar se një klub është krejtësisht tjetër gjë. “Për momentin, nuk ka një opinion të dytë që Real Madrid është mbi të gjithë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *